Bota
Propozimi në Itali: 4 ditë punë dhe paga e njëjtë
Kalohet nga pesë në katër ditë në javë, por paga nuk ndryshon
Të punosh një ditë më pak në javë, por me të njëjtën pagë. Propozimi i parë ligjor rajonal arrin nga Emilia Romagna. Ai është firmosur disa muaj më parë nga Piergiovanni Alleva, për shumë vite profesor i së drejtës së punës në Universitetin e Bolonjës dhe aktualisht këshilltar rajonal.
Drafti me 5 nene synon që të reduktojë numrin e të papunëve duke shpërndarë sasinë e punës në një numër më të madh punonjësish.
“Llogaria e bërë është që për çdo 4 punonjës që reduktojnë orarin të mund të punësohet një person i ri”, shpjegon ai, transmeton ‘Scan’.
Kalohet nga pesë në katër ditë në javë, por paga nuk ndryshon. Propozimi është pëlqyer edhe në rajonet e tjera të Italisë, duke qenë se në Bolonja kanë mbërritur këshilltarë nga Trentino dhe Molise për ta studiuar dhe për të parë mundësitë e aplikimit, përcjell albinfo.ch.
Instrumenti i menduar nga Alleva për të bërë rishpërndarjen e ngarkesës së punës është “kontrata e solidaritetit ekspansiv” e njohur edhe në vitet ’80. Bëhet fjalë për kontrata të nivelit të dytë për t’u nënshkruar kompani pas kompanie, në të cilën punonjësit aderojnë mbi baza vullnetare.
“Punonjësit që do të duhet të reduktojnë orarin do të humbisnin 20 % të pagës”, shpjegon ai. Për ta bërë të aplikueshme kontratë, në fakt zgjidhja është kompensimi përmes lehtësive fiskale ndaj kompanive, por edhe ndaj punonjësve në rastin e pagesave të çerdheve apo të shpenzimeve të tjera. Në këtë skema, kompanitë jo vetëm që nuk humbasin por edhe përfitojnë.
Krahas lehtësive fiskale, kompanitë do të përfitonin edhe shtimin dhe rigjenerimin e stafit të tyre. Në fakt, ky program i dedikohet papunësisë rinore pasi parashikon që në punësimet e reja të konsiderohen ata në moshë deri në 29 vjeç. “Për 40 mijë punonjës që pranojnë reduktimin e orarit të punës do të mundësohej punësimi i 10 mijë të rinjve dhe shpenzimi do të ishte 20.8 milionë euro”, shprehet ai.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













