Lajme
Propozimet për ndarjen e Kosovës janë të papranueshme
Ischinger: Do të ishte shumë mirë sikur ky konflikt për çështje kufiri dhe tregtie mes Kosovës dhe Serbisë të mos kishte ndodhur fare

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka thënë se propozimet për ndarjen e Kosovës janë absolutisht të papranueshme.
Sipas tij është me rëndësi që të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti përgjegjësit në Beograd, të kuptojnë se pa zgjidhjen e çështjes së veriut, pa marrë parasysh se si do të zgjidhet, dyert e Serbisë drejt Evropës nuk mund të hapen më shumë dhe nuk do të hapen.
Ai për Deutsche Welle, ka thënë se komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler ka luajtur një rol të madh në evitimin e konfliktet në Kosovë, ndërkaq propozimet e tij tregojnë se KFOR-i e sheh Kosovën si një tërësi territoriale.
Ish përfaqësuesi i BE-së që ndërmjetësoi bisedimet shtesë mes Kosovës dhe Serbisë Duke folur rreth situatës së krijuar në veri, Wolfgang Ischinger ka deklaruar se do të ishte shumë mirë sikur ky konflikt për çështje kufiri dhe tregtie mes Kosovës dhe Serbisë të mos kishte ndodhur fare. Mirëpo, sipas tij kjo ka të bëjë me çështje të cilat është dashur të zgjidhen kaherë.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€