Integrimi
Pronari shqiptar i picerisë, jep pica pa pagesë për të varfrit
Gino Ramadani 39 vjeçar thotë se ka dashur të bëjë diçka “që do t`i gëzojë njerëzit. "Unë vet kam jetuar në kushte të vështira ndërsa sot jetoj mirë, ashtu si dhe shumica. Kemi mjaft për të ngrënë dhe për të pirë."
Gino Ramadani dhe e shoqja, Elvira, kanë bërë diçka që vështirë se do ta ketë bërë dikush para tyre. Ata kanë nxjerrë një shpallje ku tregojnë se në picerinë e tyre “Toscana” në Greifensee të Kantonit të Cyrihut, ofrojnë pica pa pagesë për të varfrit.
Fillimisht gruaja kishte dilema, duke menduar se nuk ka në Zvicër njerëz aq të varfër sa të përfitojnë nga oferta e tyre. Por, me kohë ajo është bindur se e ka pasur gabim, shkruajnë mediet zvicerane si 20minuten.ch, blick.ch etj.
Ajo dhe i shoqi thonë se kanë parë një numër relativisht të madh të atyre që kanë nevojë për një ofertë të tillë, përcjell albinfo.ch. 35 veta deri tash.
Janë kryesisht familjet me kushte të vështira dhe gratë vetëmbajtëse të cilat nuk kanë mundësi të shkojnë ndonjëherë për të ngrënë në restorant .
Gino 39 vjeçar thotë se ka dashur të bëjë diçka “që do t`i gëzojë njerëzit. Po ndodhin aq shumë gjëra të këqija. Unë vet kam jetuar në kushte të vështira ndërsa sot jetoj mirë, ashtu si dhe shumica. Kemi mjaft për të ngrënë dhe për të pirë. Këtë mirëqenie unë dua ta përcjell te të tjerët.
Këtë ide Ramadani e ka nga daja i tij në Berlin, i cili i ushqen të pastrehët.
“Një familje me tre fëmijë ishte për të ngrënë në restorantin tonë. Ata porositën fare pak dhe nuk pinë asgjë. Pastaj erdhi kryefamiljari për të paguar. Ai tha se kishin nëntë vjet që nuk kishin qenë në ndonjë restorant. Natyrisht, ne u dhamë të hanë falas”, thotë Gino. “Unë ju thashë se ata mund të vijnë këtu njëherë në muaj dhe se nuk duhet të paguajnë”.
Përvojat e para janë të mira. Kanë filluar edhe lëvdatat përmes rrjeteve sociale madje ka edhe njerëz që duan të ndihmojnë familjen Ramadani për të mbajtur këtë ofertë, përcjell albinfo.ch. Me mijëra veta kanë shpërndarë dhe kanë pëlqyer idenë e tij. Një grua e cila me familje e saj nuk kishte ngrënë në restorant dhe as kishte bërë pushme për 14 vjet, kishte qarë nga emocionet kur i ishte ofruar kjo ofertë.
Gino nuk beson se mund të ketë abuzues me ofertën e tij zemërgjerë. Por, ai nuk është naiv: “Mund të ndodhë edhe që të abuzohet por kjo nuk duhet të na ndalojë që të bëjmë mirë”, thotë Ramadani.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













