Gjuha
U promovua “Doracaku për mësimin e gjuhës shqipe” i prof. Basil Schader
Në këtë libër mësojmë për tiparet dhe cilësitë e mësimit të mirë, për format e mësimdhënies dhe për rëndësinë e vlerësimit të arritjeve të përkrahjes gjuhësore të nxënësve

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë është promovua (6.4. 2016) libri – Doracaku për Mësimin plotësues të gjuhës shqipe i autorit Basil Schader, doktor i universiteteve të Cyrihut e të Tiranës, është profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut. Si mik dhe adhurues i kulturës dhe gjuhës shqipe dhe si njohës i mirë i diasporës së re shqiptare në Zvicër , ai është angazhuar që prej vitesh në projekte mësimore, bamirëse dhe shkencore të ndryshme në lidhje me shqiptarët brenda dhe jashtë shtetit.
Libri i pranishëm paraqet frytet e studimeve tri vjeçare të tij të kryera në bashkëpunim me pedagogë tjerë të Evropës Perëndimore. Libri analizon çështjet thelbësore të pedagogjisë aktuale, didaktikës dhe metodikes, karakteristika të shkollës në vendet e emigrimit. Në ketë libër mësojmë për tiparet dhe cilësitë e mësimit të mirë, për format e mësimdhënies dhe për rëndësinë e vlerësimit të arritjeve të përkrahjes gjuhësore të nxënësve. Përmes këtij libri lidhet më mirë mësimi plotësues me mësimin e rregullt.
Në promovim morën pjesë Zenun Halili, këshilltar i ministrit të Arsimit, ka falënderuar autorin e librit albanologun zviceran prof. dr. dr Basil Schader ( i pranishëm), për angazhimin e tij të çmuar në fushën e shkencave albanologjike, si dhe Qeverinë Zvicerane për mbështetjen e vazhdueshme që po u bënë proceseve edukativo-arsimore në Kosovë, si dhe për organizimin e Mësimit Plotësues për mërgatën tonë në Zvicër.
Në promovim mori pjesë edhe znj Anita Schluchter, zëvendës ambasadorja e Zvicrës në Kosovë ndër të tjera tha:… se mësimi i gjuhës së origjinës është shumë i rëndësishëm për mërgatën kudo në botë dhe se kjo paket didaktike iu mundëson atyre që më lehtë të mësojnë gjuhën dhe kulturën e origjinës dhe ky është një plotësim për ta.
Ndërsa autori Basil Schader, gjithashtu ka thënë se ndjehet i lumtur që ka pasur mundësinë të bëjë diçka më shumë në fushën e dijes, për të rinjtë shqiptar, por edhe të tjerë që jetojnë në Zvicër apo kudo në mërgim.
Nuhi Gashi, zyrtar për Mësimin Plotësues në Diasporë në MAShT, ka folur për jetën dhe veprimtarinë shoqërore e shkencore të prof Basil Schader.
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor