Literaturë

Promovohet libri ATO GDHENDIN DHIMBJEN i autores Alketa Gashi-Fazliu

Në Restorantin Votra në Lozanë, në atmosferë dhe mikpritje tipike shqiptare, u promovua libri Ato gdhendin dhimbjen i autores Alketa Gashi- Fazliu, nën organizimin dhe dhe përkujdesjën Z. Nazmi Jakurti (kryetari i lidhjës shqiptare në botë), Z. Migjen Kajtazi (Përgjegjër i misionit administrativ strategjik për kulturë e çështje sociale në Zyrën kantonale të integrimit në Lozanë), dhe Z. Ibrahim Zili (pjesë e ekipit të administratës se Shkollës Hoteliere në Lozanë – EHL), si dhe me shoqërimin e tingujve melodioz të pianos nën gishtërinjët e artistes sonë të njohur Ermira Lefort.

Në atë mbrëmje shumë të ngrohtë, por njiherit edhe shumë të dhimbëshme, pati një pjesëmarrje të shumë intelektualeve/ëve, artistëve e ndërmarrëve të fushave të ndryshme nga e gjithë Zvicra.

Zotri Nazmi Jakurti pasi i uroj mirëseardhje Autores, i përshëndeti të pranishmit me paralajmërimin që t’i mbajnë lotët sepse tema është shumë e dhimbëshme, dhe dëshmitë që do t’i ndëgjoni e shihni në video nga këto nëna janë të rënda, vështirë të durueshme.

Shkrimtari jonë i njohur Shemsi Makolli, e mbajti fjalën hyrëse, në të cilën i bëri një analizë të librit, me theks të veçantë mbi dhimbjen por edhe qëndresën e krenarinë e këtyre nënave të dëshmorëve me disa citime nga libri, si dhe e nxorri në pahë filozofinë e sakrificës së dëshmorëve, por edhe virtytin e mbijetesës deri edhe në vetmohim të atyre nënave, (thuaja se i lanë me lotë në sy të gjithë pjerëmarrësit), siç ishin shprehjet gati të të gjithave të njëjta :

Në këto dëshmi të gjitha fjalët, shprehjet, përjetimet e tyre e kanë peshën e vetë, të gjitha, edhe shprehjet që në dukje të parë më të vogla dhe më pak të rëndësishme, ato janë mitike dhe ato kanë një emrues të përbashkët – krenarinë :

P.Sh. Lot s’ka me m’pa kush, Trimat (dëshmorët) nuk qahen, I humba fëmijët, jo thot njëra : Ma mirë është me thanë « E fitova lavdinë e tyre, ose një nënë tjetër thotë : » U mërzita pak « …Vetëm kur e mendojmë sa e thellë e sa mbijetuese është kjo fjalë. Vdekja është e plotë, nuk ka vdekje pak, apo shumë dhe mërzia e dhimbja e një nëne për humbjen e bimës së zemrës është e plotë e pafund… Pra k’to dëshmi të therrin, të shkaktojnë dridhërima, të trondisin e të mbesin në mendje përgjithmonë.

Pra rrëfimet (dëshmia) e këtyre 15 nënave, të cilat kanë humbur, (dhuruar, si thonë ato vetë, në themelin e lirisë së Kosovës) nga një, dy apo edhe tre fëmijë, eshtë vetëm maja e Iceberg-ut, nën të cilën fshihet vullkani përvëlues i vuajtjeve e dhimbjeve të 15 mijë nënave tjera që humbën me të dashurit, e të gjitha nënave të të zhdukurve, të 20 mijë përdhunimeve, e të gjitha katrahurave tjera nga mizoritë dhe gjenicidi serb që populli shqiptar përjetoi me shekuj e veçnarisht në luftën e fundit të Kosovës.

Për fund mund të them se pa dallim, krahas vujatjeve e dhimjeve të papërshkrueshme të këtyre nënave janë dy elemt të përhershëm që i shoqërojnë të gjitha rrëfimet e tyre :

  1. Krenaria e tyre për vepren madhore të bijeave e bijëve të tyre, deri në vetmohim, që shprehet gjithmonë me fjalët : i koftë hallall mundi, i’a kam ba halla gjinin, fëmijët i’a kam falë lirisë së Kosovës etj.
  2. Frika, brenga si dhe porosia e tyre e përhershëme që gjaku i tyre mos të shkelet, mos të përbuzet sakrifica e tyre, të ruhet e të madhërohet liria që u pague aq shtrejt.

Pra vuajtja (dëshmia) e tyre është një Thirrje Hyjnore, dhe duhet të bëhet lajtmotivi ynë jetësor që veprës madhore të dëshmorëve tanë dhe sakrificës së këtyre nënave, të mos i bie as një grimë pluhur, por të mbetët shkëlqyese dhe të bëhet frymzim edhe për gjeneratat që do të vijnë.

  1. Driton Kajtazi drejtor i ISEAL- (Instituti i studimeve shqiptare në Lozanë), e përshëndeti tubimin duke dhënë kontributin e tij shkencor në zbëthimin (vërtetimin) e filozofisë së heroizmit dhe doktrinës që i përshtatej aq mirë temës së librit, (heroizmit të dëshmorëve dhe veprës madhore të nënave shqiptare), të cilin e ilustroi mjaft mirë me shembullin e Albert Cammus :

« Ai/ajo që ka trimërinë mund ta bëjë doktrinën, por jo edhe e kundërta …», i cili edhe i dhuroi autores dy botime për Kosovën nga instituti të cilin ai e drejton.

Zonja Ema Ismaili studentja – absolvente e EHL- Shkollës së lartë hoteliere në Lozanë, me një përkushtim të veçantë u përkujdes për mbarëvajtjen dhe shpërndarjen e librit.

Mbrëmja vazhdoi deri vonë me biseda interaktive dhe ndërrime të përzemërta kulturore e letërare si me autorën ashtu edhe në mes të pjesëmarrësve.