Kosova
Prokuroria në Gjilan jep detaje për vrasjen e 24-vjeçarit
Prokuroria Themelore në Gjilan ka treguar disa detaje të tjera në lidhje me vrasjen e 24-vjeçarit nga Vërbica e Zhegocit.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar rreth orës 19:00, në fshatin Vërbicë e Zhegovcit, komuna Gjilan, pas një mosmarrëveshjeje verbale në mes të dyshuarit B.N (1971) dhe tani të ndjerit, A.N (1994), ku më pas ka ndërhyrë i dyshuari i mitur A.N. (2002), i cili me pushkë të gjuetisë ka shtënë dy herë në drejtim të viktimës A.N., me ç’ rast të njëjtin e privon nga jeta.
“Me të njoftuar me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve Regjionale (NJHR) e Policisë së Kosovës, si dhe Prokurori Kujdestar për Krime të Rënda, të cilët kanë vëzhguar vendin e ngjarjes dhe njëkohësisht kanë kërkuar që Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupin e pajetë të viktimës ta dërgojë në autopsi. Në rastin e kryerjes së veprës penale ka pasur edhe dëshmitarë, ku të njëjtit edhe janë intervistuar nga ana e hetuesve policorë të NJHR, në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas Prokurorisë, në të njëjtën kohë janë arrestuar dy të dyshuarit për rastin në fjalë, i dyshuari – i mitur A.N., për shkak të veprës penale të kryer në bashkëveprim, “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe për të dyshuarin B.N., për shkak të veprave penale, “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 të KPRK-së.
“Për të njëjtit të dyshuar është lëshuar Aktvendim mbi ndalim, për të dyshuarin B.N. në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa për të dyshuarin e mitur A.N., në kohëzgjatje prej 24 orëve. Viktima e rastit është i afërm i të dyshuarve, kushëri i tyre, ku motivet e vrasjes kanë qenë pikërisht motive të ulëta dhe e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë pasur mosmarrëveshje edhe më herët, viktima dhe të dyshuarit”, thuhet më tutje në njoftim, shkruan albinfo.ch.
Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjatë ditës së sotme, nga Policia NJHR Gjilan, është ushtruar kallëzim penal ndaj të dyshuarve të lartshënuar, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan ka nxjerrë aktvendim mbi fillimin e hetimeve, si dhe ka ushtruar kërkesë (propozim) për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura penale, të cilat u janë dorëzuar Gjykatës kompetente në Gjilan, e cila pritet që të vendosë për këtë çështje brenda afatit ligjor.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











