Kosova
Prokuroria ndalon një person të kërkuar nga INTERPOL-i
Përmes raportit 24-orësh, Prokuroria ka bërë me dije se ai është i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar një person të kërkuar nga INTERPOL-i.
Përmes raportit 24-orësh, Prokuroria ka bërë me dije se ai është i kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Përveç tij, është ndaluar edhe një person tjetër nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të kërkuar nga Interpol-i, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve’”, thuhet në raportin e Prokurorisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli Hetimet zbulojnë se mungesa e masave bazë të sigurisë dhe inspektimeve çoi në një aksident fatal... -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












