Prokuroria e Kosovës shqyrton 133 raste për parregullsitë në zgjedhje
Me kërkesë të kryeprokurorit të Shtetit, Ismet Kabashi, të gjitha këto lëndë nga prokurorët kompetent, do të shqyrtohen me prioritet
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë i ka dërguar Prokurorisë së Shtetit 133 raste, përmes së cilave subjektet politike kanë paraqitur ankesa lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 12 dhjetorit 2010 në Republikën e Kosovës.
Këto lëndë i janë dërguar Prokurorisë së Shtetit, pas kërkesave nga kryeprokurorët e Prokurorive Komunale të Republikës së Kosovës, drejtuar PZAP-it, për dërgimin e të gjitha rasteve, ku subjektet politike kanë paraqitur ankesa lidhur me parregullsitë që kanë shënuar procesin e zgjedhjeve parlamentare.
Me kërkesë të kryeprokurorit të Shtetit, Ismet Kabashi, të gjitha këto lëndë nga prokurorët kompetent, do të shqyrtohen me prioritet, njoftojnë mediat në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










