Shkurt.ch
Prokuroria: 14 vjet burg për shqiptarin që vrau ish partneren
Ai e kishte goditur ish të dashurën e tij me grusht në fytyrë dhe pastaj edhe me thikë. Viktima kishte vdekur në vendin e ngjarjes nga plagët e shkaktuara prej therjeve
Në shtator të vitit 2014, shqiptaris 37 vjeçar kishte vrarë me disa goditje me thikë në qendër të fshatit Fisslibach, kantoni Aargau, ish partneren e tij. Para Gjykatës, shtetasi shqiptar po përgjigjet për veprën penale vrasje të rëndë për çka prokuroria ka kërkuar 14 vjet burg.
I akuzuari kishte kryer vrasjen vetëm një ditë pasi kishte ardhur në Zvicër, njofton Prokuroria e Përgjithshme e Aaragut. Më së voni atë ditë ai ka bërë planin për të takuar ish partneren e cila ishte ndarë nga ai, transmeton albinfo.ch. Ose do ta kthente nga vetja ose do ta mbyste atë dhe pastaj edhe veten, me një thikë që e kishte blerë.
Pasi që kishte kuptuar se nuk mund ta bindte që t`i kthehej ai e kishte goditur ish të dashurën e tij me grusht në fytyrë dhe pastaj edhe me thikë. Viktima kishte vdekur në vendin e ngjarjes nga plagët e shkaktuara prej therjeve me thikë.
Dorasi kishte ikur por së shpejti ishte arrestuar nga policia. Para kësaj ai i kishte shkaktuar edhe vetes plagë të rënda me thikë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











