Shqipëria
Vlorë: Shëtitorja, ndër projektet konkurruese të “BSAA 2019″
Projekti i shëtitores buzë detit të Vlorës, Lungomare, do të jetë një nga projektet konkurruese në “Big See Architecture Awards 2019″, të organizuar nga Instituti për Ekonomi Kreative në Europën Juglindore.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Lungomare, i konceptuar si një hapësirë ku alternohen 3 lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, krijon mundësi që gjithkush të gjejë veten, në varësi të dëshirave të tij, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.
Kryearkitekti i Lungomares, Xaveer De Geyter, shprehet se “ky propozim dizenjimi konsiston në një fazë të parë të zgjerimit logjik të shtratit ekzistues dhe zgjerimit të bimësisë tipike të Vlorës. Vazhdimi i pemëve të pyllit të Sodës mbi bregdetin 5 km të gjatë jo vetëm që krijon një tërësi harmonike, por edhe një identitet unik dhe specifik për qytetin bregdetar, tipik i peizazhit mesdhetar të Shqipërisë”.
“Pisha Aleppo, një pemë vendëse në rajonin e Mesdheut, ka një trung të hollë dhe një kurorë të gjerë, por të rrafshët, duke ruajtur pamjen në det gjatë gjithë kohës dhe duke ofruar hije për të gjitha llojet e aktiviteteve nën pemë. Në një fazë të mëvonshme, fusha të caktuara mund të trajtohen në një mënyrë më të fokusuar, për shembull, përmes krijimit të zonave të reja të plazhit të bardhë, zonave sportive, zonave të notit dhe parqeve ujore, një skelë dhe një marinë, hotele të reja, një ishull lundrues”, nënvizon arkitekti De Geyter, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, ky propozim dizenjimi është i hapur për interpretim dhe jashtëzakonisht fleksibël në sekuenca dhe implementim: një instrument i ndërhyrjes urbane në zonën bregdetare të Shqipërisë, për të shërbyer si model.
Në “Big See Architecture Awards 2019″ përveç Shqipërisë me Lungomaren e Vlorës marrin pjesë edhe Austria, Bullgaria, Bosnjë e Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Republiak e Moldavisë, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia.
I përuruar në maj të 2017, Lungomare është cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës, ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj në të gjitha stinët.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











