Kosova
Projekti i ri i Elina Dunit me Rob Luft & Fred Thomas, koncert live (VIDEO)
Elina ka lindur në Tiranë, derisa në vitin 1992 ishte zhvendosur në Cyrih, ku ka studiuar për piano klasike në Gjenevë, duke u zbuluar si një këngëtare mjaft e talentuar, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se Elina Duni u specializua në rrymën “Jazz” pranë Universitetit të Arteve në Bernë të Zvicrës dhe që nga viti 2004 ajo luan së bashku me kuartetin nën emrin e saj. Stili i saj inovativ në rrymën “Jazz”, me një ndikim të madh nga muzika popullore shqiptare, u vlerësua me nominimin për çmimin Swiss Music Prize në vitin 2017.
Duni vlerësohet për talentin dhe zërin e saj të veçantë dhe është renditur disa herë në krye të listave me këngëtarët më të mirë të muzikës xhaz. Këngëtarja njihet edhe për përpunimin e shumë këngëve të vjetra shqipe dhe albumet e saj “Baresha”, “Lume lume” dhe “Matanë malit”, shkruan albinfo.ch.
Projekti më i fundit i këngëtares shqiptare së bashku me Rob Luft dhe Fred Thomas, mund të ndiqet drejtpërsëdrejti nga MoodsClub në Zyrih. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/elinadunimusic/videos/3548982468486392/
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











