Integrimi
Projekte nga Kosova prezantohen në Simpoziumin “Integrated People-Centred Care” më 2 shtator në Basel
Më 2 shtator 2025, nga ora 09:15 deri 17:00, në Bazel do të mbahet simpoziumi me temën “Integrated People-Centred Care” (Kujdes i Integruar dhe i Orientuar te Njerëzit).
Ky format synon të trajtojë sfidat dhe nevojat e personave me sëmundje kronike, të cilët shpesh përballen me probleme komplekse shëndetësore dhe sociale. Qasja e integruar nënkupton bashkëpunim të ngushtë mes specialistëve të ndryshëm, mjekëve, infermierëve, shërbimeve sociale dhe familjarëve duke vendosur në qendër pacientin dhe cilësinë e jetës së tij.
Simpoziumi do të mbledhë ekspertë nga shkenca, shëndetësia, administrata dhe sektori privat, për të diskutuar modele të reja bashkëpunimi:
Menaxhimi i integruar i sëmundjeve kronike,
Përdorimi i mjeteve digjitale për koordinim më të mirë të kujdesit,
Përvoja të drejtpërdrejta nga pacientë dhe profesionistë të shëndetit.
Si shembull konkret, do të prezantohet projekti “Réseau de l’Arc” në Jura, organizata e parë në Zvicër për kujdes të integruar. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me iniciativa nga Kosova, Moldavia, Tanzania dhe Ukraina.
Në mesin e folësve kryesorë janë përfaqësues të Forumit Zviceran për Kujdes të Integruar, të DEZA-s (Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim) dhe të OBSh-së (WHO).
Programi përfshin edhe një ekspozitë me rrëfime personale të njerëzve që jetojnë me sëmundje kronike.
Programi i plotë gjendet këtu: Integrated People-Centred Care | Swiss TPH Symposium 2025:
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit02 Shtator 2025
- Ora09:15
- LokacioniSwiss TPH Kreuzstrasse 2 4123 Allschwil Switzerland
- Data e përfundimit2 Shtator 2025 - 17:00
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












