Kosova
Profesorët dhe mjekët i bashkohen protestës së studentëve kundër Vuçiqit
Edhe profesorët dhe hulumtuesit e Universitetit të Novi Sadit kanë organizuar sot një marsh në mbështetje të studentëve që po protestojnë tash e disa javë kundër qeverisjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Të gjithë janë mbledhur në orën 11:30 para ndërtesës së Akademisë së Arteve, nga ku kanë ecur deri në kampus, shkruan danas.rs.
Në sheshin para Fakultetit të Mjekësisë, nga ora 10:45, janë mbledhur punonjës të shëndetësisë, mjekë, stomatologë, farmacistë, teknikë mjekësorë, fizioterapistë dhe të tjerë dhe janë nisur në marsh proteste drejt Akademisë, të cilëve u janë bashkuar edhe profesorët për të shkuar deri tek kampusi.
Pas 15 minutash heshtje, e cila filloi në nderim të 15 viktimave të shembjes së strehës së jashtme prej betoni në Stacionin e Trenit në Novi Sad, kolona u nis drejt kampusit.
Kujtojmë se studentët nuk janë të kënaqur me qeverisjen e Vuçiqit dhe po kërkojnë ndryshime radikale në fusha të jetës.
Ndryshe, studentët po kërkojnë edhe drejtësi për 15 viktimat e Novi Sadit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











