Lajme
Profesioni i përkthimit në pikëpyetje përballë zhvillimit të Inteligjencës Artificiale
Përballë ngritjes së inteligjencës artificiale, profesioni i përkthimit po përballet me pikëpyetje dhe pasiguri. Ndërsa disa po dorëzohen, nga frika se profesioni po zhduket gradualisht, të tjerë po përpiqen të përshtaten dhe të vënë në pah vlerën shtesë që sjell ndërveprimi njerëzor.
Që në moshë të vogël, Violaine – tashmë 29 vjeç – ka ushqyer një pasion për gjuhët. Ajo shkoi deri në Austri për të studiuar përkthimin. Por, pas kthimit në Zvicër, u përball me zhgënjimin. Gjatë studimeve kishte ndjerë tashmë se karriera e saj e ardhshme po ndikohej gjithnjë e më shumë nga inteligjenca artificiale. Megjithatë, ishin muajt e parë në tregun e punës që e çuan në një zhgënjim të thellë.
“E gjeta si një ambient stresues,” rrëfeu ajo për Mise au point. “Pasi pozicionet janë të pakta, konkurrenca është e ashpër. Ka shumë përkthyes të trajnuar me vite përvoje që aplikojnë. Është shumë e vështirë të konkurrosh.”
Për këtë arsye, Violaine vendosi të ndryshojë drejtim. Filloi studimet për logopedi, një fushë në të cilën shpreson të mbetet e pazëvendësueshme. “Gabimin e bëra një herë, por jo dy herë. Po ta dija që profesioni do të kërcënohej kaq shpejt, nuk do ta zgjidhja kurrë.”
Përshtatje e domosdoshme
Ndryshe nga ajo, Maxence – student në Fakultetin e Përkthimit dhe Interpretimit (FTI) në Universitetin e Gjenevës – mbetet optimist për të ardhmen e sektorit. Ai e kupton se do të duhet të përshtatë rrugëtimin e tij profesional: “Jam përgatitur tashmë për mundësinë që, në të ardhmen, të punoj si post-redaktor ose korrektor, më shumë se si përkthyes.”
Përveç studimeve, ai përkthen romane erotike nga anglishtja e epokës së Shekspirit në frëngjishten klasike për një shtëpi botuese franceze. Kjo punë e vë shpesh përballë kufijve të AI-së: shprehje të dykuptimta, nënkuptime kulturore apo përshkrime sensuale që ChatGPT ose nuk di t’i përkthejë – ose nuk do, për arsye të politikave të përdorimit.
Rëndësia e njeriut
“ChatGPT nuk fle me askënd. AI nuk shkon në shkollë, nuk përjeton herën e parë dhe nuk ka pasur biseda të sikletshme me prindërit për seksin. Teknologjia nuk njeh këto përvoja intime njerëzore që formësojnë ndjeshmërinë unike të çdo individi.” Për Maxence, është pikërisht kjo përvojë njerëzore që mundëson përcjelljen e emocioneve dhe e bën njeriun të pazëvendësueshëm. Ai përmend edhe shembullin e arkave “bla-bla” në supermarkete, që i japin mundësinë njerëzve të ndihen të dëgjuar në vend të vetëshërbimit anonim.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












