Kosova
16 vjet nga vendimi historik i GJND-së: Pavarësia e Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare
Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë hodhi poshtë pretendimet e Serbisë dhe konfirmoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Sot shënohen 16 vjet nga një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e shtetformimit të Kosovës. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë publikoi opinionin e saj këshillëdhënës, duke konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Me 10 vota pro dhe katër kundër, gjyqtarët e GJND-së hodhën poshtë pretendimet e Serbisë, e cila kishte kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që çështja të dërgohej për shqyrtim në gjykatë.
Vendimi u shpall nga presidenti i atëhershëm i GJND-së, Hisashi Owada, i cili deklaroi se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk kishte shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.
Ky opinion u konsiderua një fitore e madhe juridike dhe diplomatike për Kosovën, pasi konfirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk ndalon deklaratat e pavarësisë. Pas këtij vendimi, disa shtete të tjera njohën Republikën e Kosovës, duke forcuar pozitën e saj në arenën ndërkombëtare.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më sot është njohur nga 118 shtete. Ndërkohë, vendi vazhdon përpjekjet për zgjerimin e njohjeve dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Edhe pas 16 vitesh, opinioni këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbetet një nga bazat më të rëndësishme juridike në mbrojtje të legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës dhe një pikë referimi në diplomacinë e saj ndërkombëtare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












