Gjuha
Prof.Schader: E njoh mirë kulturën shqiptare, por gjithmonë mund të mësohet diç e re
Prof. Basil Schader: “Shpresoj që kulturën shqiptare e njoh mirë, sepse jam në kontakt me shumë njerëz nga trojet e ndryshme shqiptare; por gjithmonë ka edhe surpriza”
Basil Schader, albanologu dhe intelektuali i njohur, është, veç tjerash edhe autor i librit “Deine Sprache-Meine Sprache”. Ndër shqiptarët njihet si një mik i çmueshëm i tyre. Ka mbështetur mësimin shqip në Zvicër, po ashtu ka ndihmuar edhe renovimin e disa shkollave në Shqipëri me projektet e tij humanitare.
albinfo.ch: Kur keni dëgjuar shqipen për herën e parë dhe si tingëlloi ajo për veshin tuaj?
Basil Schader: Besoj se dëgjova për herë të parë në vitet 1992/93; nuk më kujtohet më si më tingëlloi në fillim. Unë di vetëm që pasi e mësova pak shqipen, mora vesh që ajo tingëllon në mënyra mjaft të ndryshme, sipas dialektit të folësit e folëses.
A e kishit të lehtë në fillim t`i theksonit shkronjat tona ?
Pak të vështira janë patjetër dallimet mes q, ç, xh, gj; përndryshe besoj se shqiptimi i shqipes nuk është një problem i stërmadh.
Me cilën gjuhë sipas jush ngjanë muzikaliteti i shqipes ?
Nuk mund ta them; edhe për shkakun të cilin që e përmenda: Disa nëndialekte të gegërishtes kanë një tingull mjaft të trashë, disa të folme një tingull shumë elegant…
E keni pasur vështirë t`i theksoni fjalët e para të shqipes?
Kisha disa vështirësi (në cilën rrokje theksoni disa fjalë shumërrokëshe?), por jo tepër.
Sa e njihni kulturën shqiptare?
Sa kohë? Përafërsisht 13 vite. Sa mirë? Shpresoj që mirë, sepse jam në kontakt me shumë njerëz nga trojet e ndryshme shqiptare; por gjithmonë ka edhe surpriza.
Keni vizituar ndonjë nga trojet shqiptare?
Po, bile shumë. S’kam qenë akoma te shqiptarët në Malin e Zi, as tek arbëreshët as tek arvanitasit, por shpesh jam në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kam qenë 3-4 herë në Maqedoni.
A keni lexuar ndonjë libër shqip, apo në gjuhën tuaj por nga autorët shqiptarë?
Kam lexuar shumë libra shqip – mbi 200 – në gjuhën shqipe dhe disa në përkthim gjermanisht. Vetë kam përkthyer 3 libra shqip në gjermanisht, ndër të cilët edhe kujtimet e mrekullueshme të Arif Demollit „Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie“ (gjermanisht: Es war ein Dorf in Kosova; Waldgut-Verlag Frauenfeld).
Sa më poliglotë që jemi aq më të mirë e kemi kujtesën, besoni në këtë ?
Po, patjetër. Dhe sepse të jesh shumëgjuhësor (poliglot) do të thotë edhe që t’i zotërosh gjuhët e ndryshme edhe në lexim dhe shkrim, angazhohem me plot zemër për mësimin plotësues shqip, ku fëmijët mësojnë ta lexojnë e ta shkruajnë gjuhën amtare të tyre. Kështu, dhe vetëm kështu, i shmangen rrezikut të asimilimit kulturor dhe rrezikut që të mbeten analfabetë në gjuhën amtare të tyre.
Duke e njohur gjuhën shqipe, a i kuptoni më mirë shqiptarët?
Patjetër! Edhe në projektet për të përkrahur shkollat në Shqipërinë e veriut, me të cilat gruaja ime dhe unë merremi prej kohësh, njohuritë e mia të gjuhës janë tepër të vlefshme dhe krijojnë lidhje shumë autentike dhe miqësore.
A mund të na e thoni një frazë shqipe nga ndonjë tekst, këngë apo ndonjë përshëndetje shqiptare?
Besoj se kam thënë mjaft fjalë shqip – inshallah mos me tepër gabime – kështu që mund ta mbyll këtë intervistë me një TUNG! miqësor.
Fëmijët në mësimin plotësues shqip, që të mos mbeten analfabetë
Të jesh shumëgjuhësor (poliglot) do të thotë edhe që t’i zotërosh gjuhët e ndryshme edhe në lexim dhe shkrim, angazhohem me plot zemër për mësimin plotësues shqip, ku fëmijët mësojnë ta lexojnë e ta shkruajnë gjuhën amtare të tyre. Kështu, dhe vetëm kështu, i shmangen rrezikut të asimilimit kulturor dhe rrezikut që të mbeten analfabetë në gjuhën amtare të tyre.
Të nderuar nga miqtë që flasin gjuhën tonë
Gjuha është shpirti i një kulture, është vetë identiteti i saj. Me gjuhë ne bekohemi, me gjuhën ne ndërtojmë urat e miqësisë. Kur miqtë tanë nga kulturat e tjera na flasin shqip, ne ndjehemi të nderuar.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor