Lajme
Proces i qetë në Kosovë: deri në 15:00 votuan 25 % e kosovarëve
KQZ gjatë konferencës së tretë që ka mbajtur sot, bëri të ditur se deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 497 mijë e 121 votues, apo 25,36 për qind e atyre që janë në listat zgjedhore
Procesi i zgjedhjeve në Kosovë po ecën pa incidente të theksuara dhe sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KZQ) deri në orën 15:00, kanë votuar 497 mijë votues, ose 25,3 për qind e votuesve kosovarë. Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, kjo përqindje është më e lartë, prandaj KQZ beson ky proces zgjedhor do të jetë më msovik se sa i paraprak.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se procesi zgjedhor në terren deri më tani ishte i rregullt.
“Deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull. Ka edhe informime të ndryshme në media, mirëpo sa i përket shkeljeve të Kodit penal këto janë çështje të prokurorisë dhe organeve të mbledhjes. Ne nuk do të merremi me çështje, të cilat nuk janë kompetencë jona”, deklaroi daka në mbledhjen e tretë të KQZ-së për këtë ditë.
Ndërsa, Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së, ka bërë të ditur se deri në këtë kohë nuk kanë pranuar asnjë ankesë.
“Ne nuk kemi pranuar asnjë ankesë që dikush nga vëzhguesit si nga subjektet politike, si nga organizatat joqeveritare nuk kanë shkel ligjin deri më tani. Çdo rast që do të jetë i përfshirë do të merren masa adekuate. I kisha ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin të votojnë në mënyrë të qetë pasi që iu kanë ofruar të gjitha kushtet për të shprehur të drejtën e tyre,” ka thënë Gjoshi.
Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votimeve deri në orën 15:00 në të gjitha pikat e vendvotimeve në Kosovë, të cilat janë hapur sot në orën 07:00 të mëngjesit. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.87 milion banorë, shifër kjo më e madhe se sa numri i banorëve rezident në Kosovës.
Në këtë zgjedhje, në listat zgjedhore janë edhe qindra mijëra bashkatdhetarë, të cilët si zakonisht anashkalohen nga procesi i votimit elektronik.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











