E-Diaspora
Dëbimi me procedurë të shpejtë e bën Zvicrën joatraktive për refugjatët kosovarë
Për albinfo.ch flet Martin Reichlin, zëvendësshef për informim në kuadrin e Sekretariatit Federal për Migracion (SEM).
Eksodi më i ri i kosovarëve drejt vendeve të BE-së, aktualisht po e “anashkalon” Zvicrën. Por si e vlerësojnë autoritetet kompetente zvicerane situatën më të re në Kosovë, gjegjësisht sa e prek kjo situatë edhe Zvicrën, si vend me një diasporë shumë të madhe kosovare? Lidhur me këtë, për albinfo.ch ka folur Martin Reichlin, zëvendësshef për informim në kuadrin e Sekretariatit Federal për Migracion (SEM).
Albinfo.ch: Si e vlerëson SEM situatën më të re në Kosovën e kapluar nga eksodi?
M. Reichlin: Aktualisht vendin e braktisin një numër i madh njerëzish për shkak të gjendjes së pasigurt ekonomike në Kosovë. Veçanërisht Hungaria ka shënuar muajve të fundit një rritje të theksuar të numrit të azilkërkuesve kosovarë. Por, për shumicën e emigranteve kosovarë Hungaria është vetëm një vend transiti. Ata vazhdojnë udhëtimin tutje në drejtim të Evropës perëndimore, veçanërisht në drejtim të Gjermanisë.
Albinfo.ch: A ka informacione për ndonjë valë eventuale refugjatësh kosovarë në kufijtë e Zvicrës dhe cilat janë masat që do t`i merrte Zvicra në një rast të tillë?
M. Reichlin: Në Zvicër, për shkak të procedurës së shpejtë, 48 orëshe që ka hyrë në fuqi për të ashtuquajturat “vende të sigurta” të Evropës Juglindore (ku hyn edhe Kosova) dhe për shkak të kuotës së ulët të njohjes së azilit (në vitin 2014 ishte 2.8 për qind) në krahasim me vendet tjera evropiane, ka fare pak persona nga Kosova që bëjnë një kërkesë azili. Numrat e kërkuesve të azilit nga Kosova gjatë 37 muajve të fundit mund t`i gjeni këtu: https://www.bfm.admin.ch/dam/data/bfm/publiservice/statistik/asylstatistik/uebersichten/gesuche-nation-37mte-d.pdf
Sa i përket masave, Zvicra do të vazhdojë zbatimin konsekuent të procedurës së shkurtë 48 orëshe për azilkërkuesit nga vendet e sigurta të Evropës Juglindore. Kërkesat e pambështetura të azilit nga njerëzit të cilët Kosovën e braktisin për shkaqe ekonomike, do të refuzohen nga ana e Sekretariatit për Migracion dhe kërkuesit e azilit do të detyrohen ta lëshojnë Zvicrën shumë shpejtë. Në këtë kuptim SEM tërheq vërejtjen se për kërkesat e azilit nga Kosova në Zvicër do të vendoset shumë shpejt. Shanset për të mbetur në Zvicër duhet të cilësohen si tepër të ulëta, përfundon Martin Reichlin nga Sekretariati Federal për Migracion i Zvicrës
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










