Shkurt.ch
Zvicra shkurton procedurën e azilit në 140 ditë
Procedurat e azilit në të ardhmen do të bëhen më të shkurta. Ky synim është proklamuar prej kohësh nga politika zvicerane ndërsa me votimin pro nga Dhoma e Kantoneve e Parlamentit ë Zvicrës ajo tash është çështje e kryer. Më parë në favor të shkurtimit të procedurës në kuadrin e rirregullimit të sistemit të azilit pati votuar edhe Dhoma Nacionale e Parlamentit.
Kështu, me ndryshimin e fundit, procedurat e azilit mund të zgjasin më së shumti 140 ditë. Por kusht për një kohëzgjatje të tillë është që azilkërkuesi gjatë gjithë kohës së procedurës të jetë i strehuar në ndonjërën nga qendrat federale të azilit, shkruan srf.ch. Këto qendra duhet të kryejnë të gjitha veprimet në kuadrin e procedurës, përfshirë edhe mbrojtjen juridike, pa pasur nevojë që azilkërkuesit të drejtohen në institucione të ndrshme përkatëse.
Nisur nga kjo, kantoneve do t`u dorëzohen vetëm ata azilkërkues për kërkesat e të cilëve nevojiten sqarime plotësuese.
Në opinionin zviceran nga partitë e ndryshme ka pasur vazhdimisht ankesa për stërzgjatjen e procedurave të azilit, gjë që, sipas kritikëve u krijon mundësi për mbetje të përhershme në Zvicër edhe azilkërkuesve që nuk e meritojnë strehimin në këtë vend.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












