Tematike
Procedura e azilit, jo më e gjatë se 140 ditë
Azilkërkuesit nuk do të kenë të drejtë të qëndrojnë më gjatë se 140 ditë këtu, siç e parashikon strategjia e re e azilit në Zvicër
Baraka të ndërtuara para 50 vitesh për gastarbajterët, diku në mes të autostradës dhe hekurudhës, në Altsttten të Cyrihut. Ky është vendi ku, nga 6 janari 2014 do të vendosen maksimalisht deri në 300 azilkërkues. Ata nuk do të kenë të drejtë të qëndrojnë më gjatë se 140 ditë këtu, siç e parashikon strategjia e re e azilit në Zvicër. E gjithë procedura nuk guxon të zgjasë më shumë. Por kjo nuk do të thotë që azilkërkuesit nuk do të trajtohen në mënyrë korrekte.
Ata, jo larg arealit të barakave ku do të vendosen, do të kenë qendrën e zhvillimit të procedurës, ku për ta do të punojnë rreth 30 punonjës të Zyrës Federale për Migracion (BFM). Veç tjerash, azilkërkuesit e strehuar në këtë qendër federale të tipit të ri, do të kenë në dispozicion shërbimin juridik e këshillues falas, nga Flüchtlingshilfe.
“Por, rezultatet e para do t`i kemi pasi të ketë mbaruar faza e parë, testuese” ka thënë për një emision të srf, një zyrtar i BFM-së.
Regjimi i banimit është i ashpër. Azilkërkuesit, nga ora 20 deri në orden 7 të mëngjesit nuk kanë të drejtë të dalin nga qendra. Kjo domethënë që ata nuk guxojnë të dalin “për të pirë ndonjë birrë”, thotë një zyrtar nga Organizata e Azilit në Cyrih. Por, sqaron ai, megjithatë “ata që vijnë për shembull në orën 24 nga qyteti, do të lejohen të hyjnë brenda.
Programi testues në Cyrih do të zgjasë 20 muaj. Pas kësaj faze, ekspertët e jashtëm do të vlerësojnë nëse procedura e shkurtuar sipas konceptit të ri ka funksionuar mirë ose jo.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë














