Lajme
Problemet e Italisë me COVID-in, të shkaktuara kryesisht nga të pavaksinuarit
Numri i vogël i italianëve që refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19 janë kryesisht përgjegjës për krizën e vazhdueshme shëndetësore, tha të hënën kryeministri Mario Draghi, përcjell albinfo.ch.
Qeveria javën e kaluar i bëri të detyrueshme vaksinimet për të gjithë mbi 50 vjeç, një nga vendet shumë të pakta evropiane që ndërmori një hap të tillë, në një përpjekje për të lehtësuar presionin mbi spitalet e saj, ndërsa rastet e reja rriten.
“Nuk duhet të harrojmë kurrë faktin se shumica e problemeve që kemi sot janë për shkak se ka njerëz të pavaksinuar”, tha Draghi në një konferencë shtypi.
“Për të njëqindtën herë ftoj të gjithë ata italianë që ende nuk janë vaksinuar, ta bëjnë këtë dhe të marrin vaksinën e tretë”.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, tha se 89.4% e të gjithë atyre të moshës 12 vjeç e lart kishin marrë të paktën një dozë vaksine, por të pavaksinuarit përbënin dy të tretat e të gjithë pacientëve me COVID në njësitë e kujdesit intensiv, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















