Lajme
Privatizimi i Brezovicës, vështirë i realizueshëm
Kanë kaluar 30 muaj, kur Konsorciumit fracez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” ka fituar të drejtën për privatizimin e Brezovicës, por nuk i ka siguruar paratë. Qeveria i jep edhe një muaj kohë
Qeveria e Kosovës i ka dhënë disa “penalti” Konsorciumit fracez “MDP Consulting-Compagnie des Alpes” për t’i siguruar mjetet e nevojshme për të nisur projektin zhvillimor për kompleksin turistik Brezovica, por ky konsorcium ka dështuar. Tani ka dhe një afat shtesë deri më 31 maj, që t’i sigurojë mjetet për të nisur realizimin e projektit të qendrës më të rëndësishme të skijimit në rajon.
Konsorciumi francez“MDP Consulting-Compagnie des Alpes” në muajin dhjetor të vitit 2014, ishte shpallur fitues me një çmim prej 409 milionë eurosh, për privatizimin dhe zhvillimin e qendrës më madhe turistike dimërore në rajon. Por, kjo kompani për më shumë se 30 muaj ka dështuar të gjejë para për të nisur projektin më të madh të privatizimit në Kosovë.
Këshilltarja për media në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Vjollca Dibra, ka thënë për Express se MTI është në kontakt të vazhdueshëm me Partnerin Privat, nënshkrues i kontratës për projektin e Brezovicës dhe sipas saj ky konsorcium do të arrij ta përmbush edhe premtimin brenda afateve ligjore.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Komiteti Drejtues Ndërministror ka përmbushur të gjitha obligimet që dalin nga kontrata e PPP-së në dhjetor të vitit 2015. Tani Partneri Privat është në proces të përmbushjes së obligimeve deri në afatin e dhënë, 31 maj 2016”, ka thënë ajo.
Dibra ka bërë të ditur se Partneri Privat është i angazhuar maksimalisht për të përmbushur obligimet kontraktuale për realizimin e Projektit të Brezovicës, duke thënë se edhe nuk do të ketë edhe afate shtesë për këtë çështje.
Sipas kontratës së nënshkruar më datën 14 prill 2015, Qeveria e Kosovës dhe kompania fituese kishin rënë dakord për një periudhë transitore prej 180 ditëve, për të përmbushur të gjitha obligimet kontraktuale. Obligimet ishin që konsorciumi të dorëzojë master planit për qendrën e re, projektin për ndikimin mjedisor dhe projektin për ndikimin ekonomik që do të ketë në komunën e Shtërpcës.
Pas këtyre procedurave ishte paraparë të fillonte zbatimi i projektit, por që gjithçka kishte dështuar, për shkak se kompania nuk ishte përgatitur, ku edhe kishte pasuar afati shtesë me kërkesë të kompanisë fituese.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ditë ma parë në disa prononcime për media ka thënë se mbetet optimist që kompania fituese për realizimin e projektit zhvillimor Brezovica do të arrijë të përgatitet deri në afatin e caktuar kohë.
Sipas tij, zhvillimi i Brezovicës është i mundur vetëm në këtë mënyrë, çfarë edhe ka filluar, pasi që mjete të buxhetit të Kosovës nuk ka mundësi të realizohet .
Megjithatë, ekspertët e fushës së turizmit dyshojnë në përmbushjen e marrëveshjes kontraktuale nga kompania fituese në afatin e caktuar kohor.
Zekë Çeku, ekspert i fushës së turizmit, shprehet mjaft skeptik në realizimin e këtij projekti. Ai thotë se mos realizimi i obligimeve kontraktuale me kohë të caktuar, kanë treguar jo seriozitet në këtë projekt. “Nënshkruesi i parë i kontratës nuk është kompani zhvillimore, por është kompani konsulente e cila nuk ka kapacitete as njerëzore e mos të flasim për kapacitete financiare. Këtu është bërë gabimi dhe frikësohem se ky projekt të dështoj. Nuk kisha dashur të dështojë, mirëpo ka mjaft argumente që dëshmojnë këtë”, kishte deklaruar ai.
Ndryshe, Konsorciumi francez kishte planifikuar investime në kompleksin turistik Brezovica 165 milionë euro në tri vitet e para, si dhe ishte premtuar se do të krijojë 4000 vende të reja pune. Në investime parashihet zgjerimi apo krijimi i shtigjeve të klasit botëror për skijim, më të gjata se 100 km (më të gjatat në Ballkan), të pajisura me rreth 20 teleferikë dhe pajisje tjera moderne, me standarde të sigurisë dhe të kualitetit më të lartë në rajon.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











