Sport
Pritje madhështore për Admir Mehmedin në Gostivar
Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani priti në një takim futbollistin e kombëtares zvicerane, Admir Mehmedi
Futbollistit Mehmedi ka marrë mirënjohje për sukseset e arritura në futboll në arenën ndërkombëtare, ndërsa Mehmedi kryetarit të Gostivarit i dhuroi fanellën e tij, bëhet e ditur në një njoftim të Komunes së Gostivarit .
“Sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi. Qytetarët e komunës së Gostivarit, mburren që ambasadorë të këtillë kemi në më shumë sporte në vende të ndryshme evropiane. Komuan e Gostivar ka mbështetur vazhdimisht moralisht por edhe materialisht sportistët tanë të cilët garojnë në arenën ndërkombëtare, e të cilët në këtë mënyrë promovojnë edhe Gostivarin si qytet me shpirt sportiv”, theksoi kryetari Osmani.
Admir Mehmedi ka lindur në Gostivar në vitin 1991, ndërsa me prindërit e tij jeton në Zvicër ku ka marrë edhe nënshtetësinë zvicerane. Prej janarit të këtij viti ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e mirënjohur Dinamo Kiev (Ukrainë), ndërsa paraprakisht ka luajtur për FC Zuerich (Zvicër).
Mehmedi: “Në sport, ashtu si në çdo sferë të jetës, mbështetja morale ka një peshë të veçantë, ndërsa ai këtë mbështetje e ka pasur pikësëpari nga prindi i tij Imërliu, të afërmit dhe të gjithë ata të cilët ia dinë rëndësinë sportit”
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









