Maqedonia
Pritet vendim i ri për masat kufizuese në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut masat ekzistuese për kufizim të lëvizjes dhe kufizime të tjera dhe masat për mbrojtjen personale kundër covid-19 përfundojnë nesër, ndërsa sot Komisioni për Sëmundjet Infektive pritet të analizojë situatën epidemiologjike, pas së cilës do të vendoset nëse do të ketë masa të reja gjatë festave vijuese, Bajramit dhe Pashkëve.
Në këtë shtet ka trend në rënie të numrit të të infektuarve dhe numrit të të hospitalizuarve, siç u njoftua javën e kaluar, Shtabi i Krizave do të shqyrtojë opsionin e hapjes së tarracave dhe kopshteve të objekteve hotelierike, ndërsa ora policore, në vend se në orën 20:00, të fillojë nga ora 21:00 dhe pjesërisht të lejohen treningjet në qendrat e fitnesit dhe në hapsirë të jashtme. Masat do të hyjnë në fuqi nga 27 prill deri më 15 maj.
Nga Shtabi i Krizave javën e kaluar theksuan se masat e propozuara të Komisionit për Sëmundjet Infektive do të shqyrtohen vetëm nëse do të ruhen trendet në rënie të numrit të infektuarve të rinj dhe të hospitalizuarve, për të cilët respektimi i masave personale për mbrojtje kundër kovid-19 dhe protokollet aktive janë thelbësore për operimin në kushte pandemie.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, situata me epideminë është në një trend rënës, ndërsa masat kanë dhënë rezultate.
Sidoqoftë, ai theksoi se përvoja na ka treguar situara mund të destabilizohet shumë shpejt nëse nuk respektohen masat.
“Para nesh vijojnë festat, ditët e lira dhe kohë e bukur. Le t’i shfrytëzojmë ato me përgjegjësi, të mos grupohemi dhe të mos i shkelim masat e mbrojtjëse”, njoftoi Filipçe dje në profilin e tij në Facebook.
Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti për Shëndet Publik, u regjistruan 314 raste të reja me kovid-19, 27 të vdekur dhe 557 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive në vend është 16.858, prej të cilëve 7.597 janë në Shkup.
Në repartet infektive në Shkup dhe spitalet në qytete të tjera kurohen 1.507 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për koronavirus, nga të cilët 587 pacientë janë në Shkup.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












