Lajme
Pritet të zhvillohet garë e fortë për Prishtinën
Për të parin e Prishtinës “lufta” më e fuqishme pritet të zhvillohet ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. LVV e ka kandidat Shpend Ahmetin, ndërsa LDK po mendohet mes tre emrave
Edhe pse kanë mbetur edhe disa muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, gara për kryeqytetin do të jetë më e fuqishme ndërmjet partive politike kosovare. Për të parin e Prishtinës “lufta” më e fuqishme pritet të zhvillohet ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në opinion, tashmë kanë filluar të lakohen emrat e atyre që mund të jenë kandidat për të parin e Kryeqytetit.
E vetmja parti që deri më tash edhe zyrtarisht e ka caktuar kandidatin për kryetar të Prishtinës është Lëvizja Vetëvendosje, me kryetarin aktual Shpend Ahmetin.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk është përcaktuar për kandidatin e saj, por gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se është një “luftë”e ashpër në lidhje me atë se kush do t’i dalë në “ballë” Shpend Ahmetit.
Deri më tani, si emra të mundshëm po përmenden ai i ish- kryetarit të Prishtinës, Ismet Beqiri, i ministrit aktual të Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe i këshilltarit të Isa Mustafës, Sokol Havolli. “Këta janë emrat më serioz për t’u kandiduar për kryetar të Prishtinës, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim”, tha ky burim.
Partia Demokratike e Kosovës e cila nuk e ka “top” priroritet Komunën e Prishtinës, gjithashtu i ka menduar tre emra si kandidatë për kryetar të kryeqytetit. Kandidati më serioz për kryetar të Prishtinës është Lirak Çelaj, i cili është edhe një kritikues i madh i qeverisjes aktuale në kryeqytet.
“Pos Çelajt, PDK dhe lideri i saj, Kadri Veseli si opsione shumë serioze i shohin edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ate të Bujqësisë, Memli Krasniqi”, tha ky burim.
As dy partitë tjera opozitare që tashmë kanë bërë koalicion parazgjedhor, AAK e Nisma nuk kanë vendosur se kush do të jenë kandidatët e tyre për kryetar të Prishtinës.
Emri i këshilltarit të Ramush Haradinajt, Avni Arifi shihet si më i mundshmi për t’u kandiduar nga ana e AAK-së për kryetar të Prishtinës.
Mirëpo, vetë Arifaj i kontaktuar nga Blic ka thënë se kjo parti ende nuk ka vendosur për këtë çështje. “Jo ende nuk e kemi zgjedhë. Besojë që gjatë muajit mars do ta zgjedhim”, tha Arifi. Mësohet se si emër i mundshëm nga AAK është edhe ai i nënkryetarit, Gazmend Abrashi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











