Lajme
Pritet të ketë vonesa të shumta në aeroportet e Europës gjatë verës
Vonesat e fluturimeve do të jenë të pashmangshme në shumicën e aeroporteve të Europës këtë verë.
Në aeroportin Schiphol, Holandë, ka mungesë personeli nga mungesa e financimit, i cili pësoi një rënie të madhe prej fillimit të pandemisë.
Pas heqjes së kufizimeve të COVID-19 nga shumë vende, të gjitha aeroportet në Europë kanë luftuar për të përballuar fluksin e papritur të udhëtarëve, përcjell albinfo.ch.
Sipas Drejtorëve të Përgjithshëm të Aeroporteve të Europës, Olivier Jankovec dhe Fabio Gamba, përballja me këtë rritje të papritur dhe me përqendrimin e trafikut ajror ka qenë sfiduese për aeroportet dhe partnerët e tyre operacionalë, duke veçuar operatorët tokësorë.
66 për qind e aeroporteve të Europës presin që vonesat e fluturimeve të rriten për udhëtarët për shkak të fluksit të madh të fluturimeve.
Arsyeja e vonesave nëpër aeroporte do të ndodhë për shkak se numri i stafit nuk është në nivelet e kërkuara nga aeroportet.
Oficeri kombëtar i Unionit të aviacionit, Oliver Richardson, ka deklaruar se Europa ka pranuar se pagat e dobëta dhe kushtet e punës, duke përfshirë punën nga e hëna në të premte pa pushim, po ndërlikon ripunësimin e stafit nëpër aeroporte.
Gjysma e aeroporteve parashikojnë rritje të vonesave në fluturime, ku 16 për qind e tyre presin që anulimet e fluturimeve të rriten, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












