Shkurt.ch
Pritet numër rekord i të huajve që pajisen me pasaporta zvicerane
Për shkak të ndryshimit të ligjit, pritet me të drejtë që sivjet të shënohet një rekord sa i përket pajisjes së të huajve me shtetësinë zvicerane. Si rekord deri më tash konsiderohet ai i arritur në vitin 2006, kur ishin natyralizuar 47.607 veta.
Ndryshimi i pritshëm i Ligjit mbi Natyralizimin, i cili do të hyjë në fuqi nga një janari 20’18 dhe pritet të ashpërsojë kriteret, ka bërë që në Zvicër të ketë një rritje rekorde të numrit të të huajve që kërkojnë pasaportën zvicerane. Kështu, siç shkruan Nzz am Sonntag në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pasaportën zvicerane e kanë fituar 20.581 persona. Ky numër është për shtatë për qind më i madh se ai në vitin 2016. Ndërkaq, për shkak të ndryshimit të përmendur të ligjit, pritet me të drejtë që sivjet të shënohet një rekord sa i përket pajisjes së të huajve me shtetësinë zvicerane, transmeton albinfo.ch. si rekord deri më tash konsiderohet ai i arritur në vitin 2006, kur ishin natyralizuar 47.607 veta.
Efekti di të forcohet edhe më shumë nga fakti se qarqet e majta e kanë gjetur të nevojshme që të apelojnë te të gjithë të huajt që të bëjnë kërkesën menjëherë për pasaportë zvicerane, citohet deputeti nga FDP/PLR, Philip Müller. Ai me këtë rast ka parasysh veç tjerash edhe aksionin e kryebashkiakes së Cyrihut, socialdemokrates Corinne Mauch e cila u ka dërguar letra të huajve me lutjen që ata ta shfrytëzojnë periudhën e mbetur për të kërkuar natyralizimin, përcjell albinfo.ch. “Një aksion i panevojshëm. Ata të cilëve nuk u ka lindur vetë kjo ide, duket se nuk janë dhe aq shumë të motivuar për t`u bërë zviceranë”, mendon Müller.
Ngjashëm me zonjën Mauch, madje më parë se ajo, kishin vepruar edhe krerët e kantoneve si Gjeneva dhe Vaudi. Me sukses të plotë. Kështu në Vaud numri brenda gjashtë muajve është rritur për 45 për qind duke arritur në 4343 ndërsa në Gjenevë për 31%, në 2873.
Një rritje por më e matur, është regjistruar edhe në Kantonin e Cyrihut, rreth 4% duke arritur në 3235 brenda gjashtë muajve të parë të vitit. Drejtoresha për çështje të drejtësisë në nivel kantoni Jacqueline Fehr ka thënë se pret një rritje më të madhe gjatë muajve të vjeshtës.
Siç dihet tashmë, ligji i ri për natyralizimin si kusht për këtë akt ka pasjen e lejes së përhershme të qëndrimit (Viza C), për ndryshim nga ligji ende në fuqi, me të cilin shtetas zviceranë mund të bëhen edhe ata të huaj që kanë vizën B ose madje edhe F, me kusht që t`i kenë mbushur 12 vjet qëndrimi në Zvicër, shkruan albinfo.ch. Ligji i ri ndërkaq e mundëson këtë me 10 vite qëndrim (por me vizën C)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni Shqiptarja nga Lubjana synon një vend në Parlamentin e Sllovenisë, duke premtuar ndershmëri, guxim dhe angazhim... -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













