Kosova
Prishtina pritet të mbetet pa transport publik nesër, akuza e kundërakuza
Kryeqyteti i Kosovës do të përballet nesër me ndërprerjen e plotë të transportit publik, pasi Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban” ka paralajmëruar se do të ndalojë qarkullimin e të gjitha linjave të autobusëve.
Arsyeja e dhënë nga ndërmarrja është mungesa e fondeve për paga dhe karburant, për shkak të mos-ekzekutimit të buxhetit të komunës.
Sipas Trafikut Urban, vendimi i ndërprerjes është i përkohshëm dhe rifillimi i qarkullimit do të ndodhë sapo të ekzekutohen pagesat e nevojshme.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, deklaroi në një konferencë për media se ndërprerja e transportit është pasojë e, siç tha ai, bllokimit të hyrave vetanake të kryeqytetit nga Qeveria. Ai paralajmëroi se linjat e transportit publik “ndalet nga nesër” nëse buxheti nuk zhbllokohet menjëherë dhe se kjo mund të ndikojë edhe në shërbime të tjera komunale.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, reagoi përmes një postimi në Facebook, duke mohuar pretendimet e Ramës. Ai shkroi:
“Të premten pasdite, Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike.
Mirëpo në fund të ditës, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se ‘i kryejmë të hënën’.
Në vend se të paguanin faturat gjatë orarit të punës, Përparim Rama me nënkryetarët e tij kishin vendosur të bëjnë propagandë anti-qeveri gjatë fundjavës, duke u ankuar për gjoja bllokadën.”
Murati shtoi se kjo sjellje sqaron edhe arsyen pse deputetët e LDK-së, përfshirë Lumir Abdixhikun, nuk votuan buxhetin për Prishtinën në Kuvend, duke e lënë qytetin pa fonde për shërbime të nevojshme.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












