Kosova
Prishtina nis fushatën kundër kancerit të gjirit, “Race for the Cure Prishtina 2023”
Komuna e Prishtinës sot ka hapur fushatën vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit, “Race for the Cure Prishtina 2023”. I pranishëm në hapje, kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Përparim Rama, u bëri thirrje të gjitha grave të kryejnë kontrolle dhe të bëjnë mamografi, pasi tashmë janë aparaturat e nevojshme dhe se nuk kanë nevojë të presin për radhë, shkruan albinfo.ch.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, u shpreh se janë duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për t’i ndihmuar gratë në parandalimin dhe kurimin e kancerit të gjirit.
Udhëheqësja e organizatës joqeveritare “Renesansa”, Violeta Pirana, deklaroi se po të angazhohen së bashku, mund të bëhen mrekulli në luftimin e kësaj sëmundje, derisa shtoi se me hapjen e kësaj fushate, po hapen dyert për ndërgjegjësimin dhe rritjen e fondeve kundër kësaj beteje të pazakontë.
Kristale Ivezaj-Rama, udhëheqëse e aktiviteteve në kuadër të kësaj fushate, njëherësh bashkëshortja e kryetarit të Prishtinës, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan dhe u bënë pjesë e kësaj kampanje.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










