Lajme
Prishtina e Brukseli përplasen për kompetencat e EULEX-it
Prishtina zyrtare po kërkon që EULEX-i të jetë me kompetenca të limituara ndërsa Brukseli për mandat të njëjtë. EULEX ka mandat ligjor vetëm deri të mërkurën mbrëma
Autoritet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian të akredituara në Prishtinë, deri në orët e vona të ditës së sotme, kanë diskutuar për rolin që do të ketë misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) gjatë dy viteve të ardhshme në Kosovë. Prishtina po kërkon EULEX me kompetenca të limituara ndërsa Brukseli, me mandat të njëjtë.
Këto mospajtime kanë bërë që EULEX të ketë mandat në Kosovë, vetëm deri nesër mbrëma, në të kundërtën të enjten, gjykatësi, prokurorët dhe hetuesit e këtij misioni nuk kanë mandat ligjor e juridik, për t’i gjykuar rastet e veçanta që i kanë pasur në proces. 1ë ky mision të legjitimohet, kërkohet miratim në Kuvend i ligjeve me dy të tretat e votave.
Në anën tjetër, Këshilli i BE-së e ka miratuar sot vendimin që mundëson zgjatjen e misionit të EULEX-i. Kështu ka deklaruar për REL, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini.
Ajo ka shtuar se Mogherini do i përgjigjet letrës tashmë të dërguar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel rreth kësaj teme.
“Përfaqësuesja e Lartë do t’i përgjigjet letrës së presidentit Thaçi, ashtu siç ekziston tashmë praktika për këtë gjë; ndërkohë ne jemi duke e vazhduar punën me autoritetet e Kosovës me qëllim që të përfundojmë të gjitha përgatitjet për ripërtrirjen e mandatit të EULEX-it. Sa i përket procedurave të brendshme të BE-së, Këshilli e ka miratuar sot vendimin që mundëson zgjatjen e misionit të EULEX-it”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Kocijançiq.
Përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës kanë kërkuar nga BE-ja që EULEX-i të mos hap më raste të reja për çështjet që ndërlidhen me korrupsion dhe krim të organizuar dhe që të gjitha këto raste t’i kalojnë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Por, kjo është çështja për të cilën ende nuk është arritur një marrëveshje me zyrtarë të BE-së.
Misioni i BE në Kosovë, EULEX është ftuar nga autoritetet e Kosovës pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Mandati i tij ndërkaq u zgjat me një letër-këmbim të para dy viteve ndërmjet atëbotë presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të asaj kohe në BE, Catherine Ashton.
Misioni për sundimin e ligjit, deri tani e ka pasur të drejtë ekskluzive trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, korrupsionit, dhe krimeve të tjera të rënda. Deri më tani ky mision ka shqyrtuar rreth 600 raste që lidhen me krim të organizuar dhe me krimet e luftës. Për shumëkënd ky mision më i madhi i BE-së jashtë vendit, konsiderohet i dështuar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












