Shkurt.ch
Prishet aeroplani i “Swiss” në fluturim mbi Gjenevë
Të martën, një avion i kompanisë zvicerane “Swiss” u detyrua të kthehet ndërsa fluturonte mbi qytetin e Gjenevës prej një gjysmë ore, duke u munduar të ngadalësojë shpejtësinë e fluturimit të tij, e nevojshme për të aterruar.
“Ne nuk mund të zvogëlojmë shpejtësinë e fluturimit tonë. Ne do të përpiqemi edhe një herë të aterrojmë”, u kishte komunikuar kapiteni pasagjerëve. Avioni, një Avro 100, ishte ngritur në orën 12.50 nga Praga me 32 pasagjerë. Gjermani Wolfram Scheuter, i cili ishte po ashtu pilot, kishte vërejtur bashkë me gruan e tij se diçka nuk ishte në rregull.
“Ne duhej të ulemi pas 20 minutave. Por avioni nuk ndalej duke u sjellë rreth Gjenevës në një lartësi prej 4.000 metrash. Aeroplani arriti më në fund të aterrojë me shumë vështirësi. “Unë u frikësova, ndërsa gruaja ime ishte krejtësisht në panik”, thotë Wolfram Scheuter që kritikon kompaninë zvicerane, e cila as që kishte kërkuar falje për këtë incident.
“Avioni kishte një problem teknik. Piloti nuk kishte arritur të vendosë Airbrak-un, një shtesë e frenimit në dispozicion për raste të tilla. Avioni në fjalë ishte kontrolluar para dhe pas fluturimit.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











