Integrimi
Prioritet, mësimi plotësues në diasporë
Ibrahim Makolli, ministër i Diasporës, është e gatshme që të rrisë nivelin e bashkëpunimit me Austrinë, në mënyrë që të përfitojë mërgata kosovare, me prioritet mësimi plotësues atje
Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin institucional me shtetin e Austrisë në të gjitha fushat, me qëllim që të fitojë edhe diaspora kosovare atje. Kështu deklaroi ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, në një takim të veçantë që zhvilloi me një delegacion nga Austria.
Pjesë e këtij delegacioni ishte dr. Helga Krismer, zëvendëskryetare e bashkisë së qytetit të Badenit, anëtarë të këshillit bashkiak, përfaqësues të partive politike dhe nga mediet e shkruara.
“Një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë jetojnë dhe punojnë në Austri. Shteti austriak i ka pranuar dhe i ka integruar mirë, dhe për këtë i shpreh mirënjohje dhe falënderime të thella”, deklaroi ministri Makolli, duke u uruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm treditor në Kosovë.
Ai tha se Kosova është e gatshme që të rrit nivelin e bashkëpunimit ndërinstitucional në të gjitha fushat, në mënyrë që të përfitojë mërgata, me prioritet të veçantë mësimi plotësues atje.
Më tutje, ministri Makolli e njoftoi delegacionin austriak për punën dhe aktivitetet e Ministrisë së Diasporës, si dhe për historikun dhe rolin që ka pasur e ka diaspora në zhvillimin e Kosovës.
Ndërkaq, dr.Krismer, duke e falënderuar ministrin Makolli për pritjen, u shprehën të impresionuar me e zhvillimin e Kosovës. Ajo theksoi se në komunën e Badenit jeton një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova.
Kjo komunë, sipas saj, është munduar të ndihmojë mbajtjen e lidhjeve me vendlindjen dhe kultivimin e kulturës dhe traditës së tyre kombëtare nëpërmjet ndihmës dhe përkrahjes së shkollës e mësimit shqip.
“Presim që në të ardhmen t’i shtojmë kontaktet dhe bashkëpunimin. Mërgimtarët tuaj dhe qytetarët tanë, në këtë rast, të jenë urë lidhëse dhe mundësi për shkëmbim kulture dhe për të investuar e për të bërë biznes të dyja vendet tona”, tha ndër të tjera Krismer.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, ministri Makolli i nderoi anëtarët e këtij delegacioni me nga një dhuratë “Hyjnesha në fron”
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









