Tematike
Prindërit nga Ballkani rrahin fëmijët e tyre dyfish më shumë se zviceranët
Shkalla e dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve me prejardhje nga Ballkani arrin në 40 për qind, që është sa dyfishi i mesatares së Zvicrës (20%).
Prindërit me prejardhje nga Ballkani rrahin fëmijët e tyre dyfish më shpesh se të tjerët në Zvicër. Në përgjithësi, çdo i pesti fëmijë në Zvicër përjeton “dhunë masive”, bëhet e ditur në një studim të realizuar nga Shkolla e Lartë për Shkenca të Aplikuara (ZHAW) e Cyrihut. Të dhënat i ka publikuar gazeta “Nordwestschweiz” në botimin e saj të sotëm.
Me “dhunë masive” në këtë kontekst kuptohen goditjet e prindërve mbi fëmijët e tyre me gjësende të ndryshme ose me grushte, shqelma etj.
Studimi vjen në përfundimin se fëmijët me prejardhje nga vendet e Ballkanit si Kosova, Serbia dhe Maqedonia vuajnë më së shumti nga prindërit e tyre të dhunshëm, transmeton albinfo.ch. Shkalla e dhunës së ushtruar ndaj tyre arrin në 40 për qind, që është sa dyfishi i mesatares së Zvicrës (20%). Vetëm pak më pak të dhunshëm se ballkanasit janë prindërit nga Portugalia.
Edhe dhuna “e lehtë” është mesatarisht e përhapur njësoj si ajo “masive”. 2 nga 5 fëmijë kanë pësuar nga prindërit shuplaka, shtrëngim dhe shtyrje.
Sondazhi i përdorur për studimin në fjalë është bërë me 4600 të rinj të moshës 17 vjeçare.
Fakti se përqindja e prindërve që ushtrojnë dhunë të konsiderueshme ndaj fëmijëve të tyre është më e lartë te familjet me prejardhje të huaj, flet për “normat patriarkale” që mbretërojnë në ato familje. Kështu thotë udhëheqësi i studimit, Peter Rieker, shkencëtar në fushën e edukimit, në Universitetin e Cyrihut.
Por shkaqe edhe më të shpeshta për ushtri dhune, sipas tij janë ato që lidhen me të qenët migrant. Kjo shprehet në rastte kur për shembull prindërit mbeten të papunë dhe fillojnë të kenë problem me sigurimin e ushqimit për fëmijët e tyre.
“Pasiguria dhe mbingarkesa mund të bëhen shkak që prindërit të bëhen më të dhunshëm”.
Ndërsa prindërit zviceranë përdorin si “masë edukimi” para së gjithash goditjet me shuplakë. 45 për qind të të rinjve të anketuar kanë pranuar se kanë qenë viktima të dhunës së lehtë.
Goditja me shuplakë nuk ndalohet me ligj, pasi që shumë iniciativa politike në drejtim të ndalimit, kanë dështuar, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq, deputetja nacionale nga Partia Socialdemokrate, Chantal Gallade në gazetën “Nordschweiz” ka bërë të ditur se sërish do të nisë një fushatë për ndalimin eksplicit të dhunës ndaj fëmijëve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










