Integrimi
Prindërit migrantë, 1000 franga gjobë nëse nuk ua mësojnë gjermanishten fëmijëve
Qëllimi i mocionistëve është “që të sigurohen shanse startimi të barabartë për të gjithë. Studimet tregojnë se fëmijët arrijnë rezultatet më të mira kur e mësojnë gjermanishten herët”

FDP e Kantonit Aargau ka ushtruar një mocion në parlament me të cilin kërkon që të futet në ligj detyrimi i prindërve për të siguruar që fëmijët e tyre ta kenë të njohur gjuhën gjermane ende pa filluar mësimin parashkollor. Siç shkruan “Schweiz am Sonntag”, FDP me këtë mocion synon të luftojë sa të jetë e mundur më shumë deficitin në njohjen e gjuhës.
Sigurisht, kjo i prek në radhë të parë fëmijët që nuk e kanë gjuhë amtare gjermanishten, gjegjësisht ata me prejardhje të huaj, transmeton albinfo.ch. Sipas deputetit të FDP-së në kantonin Aargu , Adrian Meier, qëllimi i mocionistëve është “që të sigurohen shanse startimi të barabartë për të gjithë. Studimet tregojnë se fëmijët arrijnë rezultatet më të mira kur e mësojnë gjermanishten herët”.
Por, problematike paraqitet këtu mënyra e kushtëzimit të mësimit të gjuhës: Prindërit që nuk bashkëpunojnë, do të dënohen me gjoba deri në 1000 franga.
Kantoni Basel-Stadt që nga viti 2013 e ka në fuqi një rregullim të ngjashëm. Fëmijët të cilët deri një vit e gjysmë para moshës për mësimin parashkollor nuk e njohin gjermanishten ose e njohin në masë të mjaftueshme, duhet të vizitojnë një ent kujdestarie, së paku dy ditë e gjysmë në javë, përcjell edhe 20minuten.ch Në rast se prindërit nuk e përmbushin këtë obligim, ata, bazuar në ligjin mbi shkollat, do të dënohen me gjobë deri në 1000 franga.
Deri tash Bazeli ka vetëm përvoja të mira me këtë rregullim, thotë Susann Täschler, përgjegjëse për mësimin e hershëm të gjermanishtes. “Nga shumica e prindërve është pritur shumë mirë oferta për mësimin e hershëm të gjermanishtes, përcjell alnbinfo.ch. Kjo sigurisht lidhet edhe me faktin se oferta që e ofron kantoni është falas”.
Një studim i realizuar në lidhje me ofertën në fjalë ka ardhur në përfundimin se katër nga pesë fëmijë që kanë gjuhë amtare tjetër dhe jo gjermanishten, e kanë të nevojshëm mësimin e saj.
Sidoqoftë, mocioni i bërë nga FDP-ja në Aargau ka gjetur mbështetje edhe te partitë tjera. Mirëpo mendimet ndahen kur vjen puna te realizimi në praktikë. Financimi për shembull, është një problem. Por Meier i FDP-së thotë se paratë e nevojshme mund të nxirren nga fondi i projektit “Gjermanishtja si gjuhë e dytë”, në të cilin janë derdhur rreth 40 milionë franga. Në SP ndërkaq thonë se prindërit duhet të mbështeten financiarisht në rast se promovimi i mësimit të hershëm të gjuhës do të jetë i detyruar. Por ata nuk e dinë se nga do të siguroheshin paratë në një rast të tillë.
Nga ana tjetër për CVP-në gjoba nuk është rruga e duhur për të siguruar njohjen e hershme të gjermanishtes.
E-Diaspora
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit...
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor