Tematike
Prindërit e Iliasit të vrarë: “Asgjë nuk e zbut dhimbjen tonë”
Avokati i prindërve e ka përshkruar vendimin përpara mediave të pranishme si "tallje" dhe "një shuplakë në fytyrë"
Sot, Gjykata Penale e Bazelit i ka shqiptuar zviceranes Alice F. masën e kujdestarisë (mbajtje në një ent psikiatrik) për vrasjen e vogëlushit shqiptar Ilias M.
Pas aktgjykimit, prindërit janë shprehur për mediat e interesuara lidhur me gjykimin. Për ta ka qenë shumë e vështirë që procedura kishte të bënte kryesisht me gruan që ka vrarë djalin e tyre. Për më tepër, vrasësja, Alice F. kishte përdorur çdo mundësi që ta shfrytëzonte procesin për kauzën e saj. Ajo pothuajse kurrë nuk foli për vrasjen.
“Nuk mund të ishte më keq,” thotë nëna për faktin se të akuzuarës iu lejua të prezantojë kërkesën e saj për 45 minuta. “Ajo mendon vetëm për veten”, thotë nëna e viktimës për autoren e vrasjes së të birit, përcjell albinfo.ch. “Ajo paraqitej e dhimbshme duke folur për veten e saj, për gjëra për të cilat ne nuk ishim këtu” thotë babai i saj.
Megjithatë, babai i Iliasit shton se me faktin se vrasëses i është shqiptuar masa e kujdestarisë “ne kemi arritur qëllimin”, transmeton albinfo.ch. Por, sa i përket dhimbjes, asgjë nuk ndryshon për familjen. Koha nuk mund të shërojë plagët e humbjes së djalit të tyre të parë, thonë prindërit
Po ashtu në procesin e sotëm u bë e qartë se prindërit e vogëlushit të vrarë nuk do të marrin dëmshpërblimin që e kishte kërkuar avokati i tyre, Artan Sadiku. Vrasja ishte “jashtëzakonisht e tmerrshme”, por një person, sado fajtor të jetë, i cili jeton vetëm me pensionin AHV nuk mund të ndiqet nga ana financiare. Ky ishte arsyetimi i gjykatës.
Avokati i prindërve e ka përshkruar vendimin përpara mediave të pranishme si “tallje” dhe “një shuplakë në fytyrë”, përcjell albinfo.ch. Ai mund të kundërshtojë këtë aspekt të gjykimit pasi të këshillohet me klientët e tij.
“Zyra e prokurorit publik është e kënaqur me aktgjykimin” është shprehur prokurori publik Alberto Fabbri. Sipas mendimit të tij, gjykata është dashur të shqiptonte masën ashtu siç e ka kërkuar prokuroria. Dhe, ajo ka vepruar ashtu.
“
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












