Shkurt.ch
Princi saudit vdes në Gjenevë
Princi Nayef bin Abdulaziz al-Saud që nga viti 1975 ai ishte ministër i punëve të brendshme dhe konsiderohej konservativ, edhe për kriteret e Arabisë Saudite.
Princi Nayef bin Abdulaziz al-Saud ka vdekur dje në moshën 78 vjeçare në Gjenevë, ku gjendej në trajtim mjekësor. Ai ishte gjysmëvëlla i mbretit Abdullah. Duke qenë më i ri se mbreti (tashmë afër 90 vjeçar), princi koniderohej se do ta trashëgonte mbretin pas vdekjes së tij.
Që nga viti 1975 ai ishte ministër i punëve të brendshme dhe konsiderohej konservativ, madje edhe për kriteret e Arabisë Saudite.
Me rastin e vdekjes së princit trashëgimtar, presidentja e vendit, Eveline Widmer Schlumpf i ka shprehur ngushëllime qeverisë së Arabisë Saudite. Dy vendet do të bashkëpunojnë ngushtë, për të marrë hapat e nevojshëm të dërgimit të kufomës në vendin e të ndjerit, thuhet në letrën e ngushëllimit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









