CH-Ballkani
Princi Charles në Beograd lavdëron Nënë Terezën dhe Rita Orën
Sot, njerëzit nga Ballkani janë të mirënjohur në Britani: Rita Ora (të cilën kam pasur kënaqësinë e madhe ta dëgjoj duke kënduar, Nënë Tereza ka qenë, natyrisht, një shqiptare etnike, e lindur në Maqedoni, e besimit katolik
Princi i Uellsit, Charles, po qëndron në Serbi, në kuadër të turneut të tij në Ballkan.
Ai ka mbajtur sot një fjalim në Parlamentin e Serbisë në Beograd, ku, ndër të tjera, ka folur për pajtimin në rajon, si dhe ka përmendur Nënën Terezë dhe Rita Orën, shkruan Gazeta Express.
“Sot, njerëzit nga Ballkani janë të mirënjohur në Britani në shumë fusha: në muzikën bashkëkohore, Rita Ora (të cilën kam pasur kënaqësinë e madhe ta dëgjoj duke kënduar për here të pare në Londër javën e kaluar)…”, ka thënë princi Charles.
“Ju keni shumë heronj ikonikë nga ky rajon. Nënë Tereza ka qenë, natyrisht, një shqiptare etnike, e lindur në Maqedoni, e besimit katolik. Diçka që ajo ka thënë ofron një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ne, çfarëdo qoftë besimi apo kombësia jonë: ajo ka thënë se ‘ne vetë ndjehemi se ajo që po bëjmë është vetëm një pikë në oqean. Por, oqeani do të ishte më i cekët po të mos ishte ajo pikë’”, ka thënë Charles në Parlamentin e Serbisë.
Ai ka shtuar se pajtimi kërkon angazhim nga të gjithë, nga udhëheqësit e shteteve dhe të besimeve, e deri te njerëzit e rëndomtë në qytetet dhe fshatrat e tyre, transmeton Gazeta Express.
“Ai kërkon mbështetjen e miqve të afërt dhe të largët”, ka thënë princi Charles.
“Unë mund t’ju siguroj se Britania është me ju, teksa ju ndërtoni të ardhmen tuaj të përbashkët. Paqja dhe stabiliteti në rajon nënkupton që të gjithë ne, qoftë në Ballkan, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar, apo kudo tjetër, do të mund të shijojmë një të ardhme më të sigurt dhe më me prosperitet. Bashkë, ne mund ta ndërtojmë këtë të ardhme”, ka thënë princi i Uellsit në Beograd
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











