Lajme
Prifti gjerman ndihmon familjen shqiptare
Andreas Suss ka ndërmjetësuar me priftin katolik në Shqipëri, Stefan Schwarz, për të ndihmuar familjen Margjokaj për t’u ofruar një shtëpi banimi
Familja Markgjokaj kishte ardhur para një viti e gjysmë në Gjermani, megjithatë ata është dashur të rikthehen në vendlindje, pasi Shqipëria llogaritet vend i sigurt, shkruan “rundschau-online.de”.
Familja shqiptare është kthyer vullnetarisht me shpresë se mund të kthehet sërish në Gjermani. Vëllezërit Armando (15) dhe Arxhev (9) është dashur që me prindërit dhe motrat të paketojnë gjërat dhe të kthehen në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Por, kryefamiljari mund të rikthehet pas tre muajsh për të punuar në qytetin gjerman Bergisch Gladbach. Nëse kjo realizohet ai mund të marrë me vete edhe familjen shqiptare.
Kjo familje ishte integruar mjaft mirë në Gjermani. Këtë e ka thënë edhe mbikëqyrësi i familjes, Daniel Meyer. “Ata janë kthyer vullnetarisht, me shpresë se mund të vijnë përsëri në Gjermani. Familja shqiptare ka qenë i integruar, fëmijët kanë ndjekur shkollën dhe familja liturgjinë fetare”, ka thënë ai.
Edhe Komuniteti katolik është angazhuar për ta ndihmuar familjen Margjokaj. Prifti katolik Andreas Suss ka shkuar personalisht të përcjellë familjen në aeroport dhe do të mundohet t’i ofrojë mundësi asaj për t’u rikthyer përsëri në Gjermani.
Por, ndërkohë Suss ka ndërmjetësuar me priftin katolik në Shqipëri, Stefan Schwarz, për të ndihmuar familjen Margjokaj për t’u ofruar një shtëpi banimi. Kush mund të ndihmojë ose ndërmjetësojë për familjen një shtëpi banimi, mund të telefonojë Daniel Meyer (0163-5389701).
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












