Kosova
Presidentja Osmani sot përfaqëson Kosovën në samitin BE – Ballkani Perëndimor
Brukseli sot do të mbledhë në samit liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtij samiti është paraparë që të ketë takime lidhur me bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike dhe migracioni”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Takimet janë paraparë të nisin në orën 17:30 pasdite, ndërsa më pas një konference për media në orën 19:30.
Bëhet e ditur se do të ketë edhe një darkë pune të liderëve, që pritet të fillojë në orën 20:30.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










