Kosova
Presidentja Osmani sot nis konsultimet me partitë politike
Osmani sot pret në takim liderët e partive, a do të ketë zgjedhje të reja, apo gatishmëri për kompromis për formimin e Qeverisë?
Presidentja, Vjosa Osmani, pritet t’i mbledh liderët e të gjitha partive politike parlamentare në një takim në zyrën e saj në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur një shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë së re, pas dështimit të mandatarit të parë, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Para këtij takimi, nga zyra e presidentes kanë bërë të ditur se ajo do të kërkojë kompromis midis partive politike duke theksuar rëndësinë e miratimit të buxhetit për vitin 2026 si dhe miratimin e Planit të Rritjes.
“Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”.
Për rtv21 pjesëmarrjen e PDK-së e ka konfirmuar nënkryetajra, Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se partinë do ta përfaqësojë kryetari i Memli Krasniqi.
Po ashtu, LDK ka konfirmuar se në takim konsultativ tek presidentja Osmani do të marrë pjesë kryetari, Lumir Abdixhiri.
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes për takim në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje për formimin e Qeverisë së re.
Roli kushtetues i presidentes Osmani u aktivizua pasi të dielën i mandatuari i parë, kryetarit i LVV-së, Albin Kurti, dështoi të marrë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë. Presidentja brenda afatit kushtetues dhjetë ditor mund t’i shterrojë të gjitha mundësitë përmes takimeve me subjektet politike nëse një shumicë tjetër parlamentare mund të garantojë përpara saj se i ka siguruar 61 votat e nevojshme për ta mandatuar për formimin e Qeverisë. Ndryshe, presidentja brenda 40 dite duhet t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Në parim, pothuajse të gjitha partitë kanë deklaruar se zgjedhjet janë të pashmangshme në mungesë të numrave të nevojshme.
Por shkuarja në zgjehdje do të mund të krijonte telashe të reja me buxhetin e ri dhe vonesat ligjore për ta miratuar. Qeveria aktuale në detyrë është thënë se nuk mund ta prezantojë një projekt ligj për buxhetin, por së fundmi ka pasur deklarime për një mundësi të krijimit të një qeveri të përkohshme, megjithëse ende pa ndonjë marrëveshje paraprake për koalicion. RTV21 merr vesh se LVV-ja ka për synim që tek presidentja ta propozojë Glauk Konjufcën për mandatar të dytë që sipas pohimeve do të mund të merrte votat e disa deputetëve të partive të ish-opozitës, pa përfshirjen e kreut te LVV Albin Kurti dhe do të kishte mandat të përkohshëm deri në mars të vitit të ardhshëm. Kjo, thonë burimet, nënkupton se mund të miratohet Buxheti dhe marrëveshja për Planin e Rritjes së BE-së. Por, nëkryetajra e Kuvendit nga LVV, Albulena Haxhiu, tha se snojnë një Qeveri Kurti 3, por qëndrimet do t’i japin nesër në takim me presidenten.
Kurse, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i tha RTV21 në emisionin Click, se partia e tij nuk ka fare votë për LVV-në.
Analisti politik, Shemsi Jashari, vlerëson se ftesa e presidentes Osmani për takim konsultativ me subjektet politik nuk do të prodhojë asgje, për shkak siç thotë, presidentja ka qenë shumë pasive ndaj bllokadës politike disa mujore dhe nuk ka pasur vullnet ndër subjekte politike për marrëveshje.
‘’Nga ky takim nuk pritet asgjë. E kemi parë një rol shumë pasiv, shumë indiferentë të presidentes ndaj bllokadës disamujore që po shkon në 7-8 muaj pa Qeveri dhe asnjë rol aktiv të presidentes që t’i nxis partitë politike që të dakordohen. Kështu që edhe në takimin e nesërm nuk pritet që ajo të ketë një rol përtej një nikoqiri dhe ta konsumojë atë takim sa për t’i bërë disa fotografi, ta bëjë një tik në përpjekjen e saj që ta përmbush mandatin e saj kushtetues. Nuk pritet asgjë nga takimi i nesërm, nuk do të kemi marrëveshje dhe rrjedhimisht nuk do të kemi mundësi që të kemi as Qeveri brenda këtij 10 ditëshi’’, tha Jashari.
Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, të dielën e kaluar dështoi të i sigurojë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re. Ky është dështimi i parë në skenën politike kosovare që një subjekt politik i cili ka dal i pari nga zgjedhjet nuk ka arritur ta formojë Qeverinë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










