Kosova
Presidentja Osmani: Pezullimi i vizave e vret dialogun
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se pezullimi i vizave do ta vriste dialogun.
Këto komente i ka bërë pas qëndrimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë më 28 gusht se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, “nëse ato nuk sillen me përgjegjësi”.
“Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Dhe, një ndëshkim i tillë i paprecedentë, që edhe ashtu ka qenë padrejtësi e madhe për popullin e Kosovës, do të rezultojë me vdekjen e dialogut. Nuk ka më askush mandat që të shkojë në Bruksel, kur populli i Kosovës ndëshkohet”, ka thënë Osmani gjatë një vizite te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë në Ditën e të Zhdukurve, përcjell albinfo.ch.
Presidentja e Kosovës tutje ka thënë se më 1 shtator do të jetë gati udhëzimi për mbajtjen e zgjedhjeve të hershme në katër komunat veriore.
Osmani pret që në takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, “Bashkimi Evropian të konstatojë se janë plotësuar kërkesat e veta dhe të plotësohen të gjitha kushtet për heqjen e masave ndaj Kosovës, që ashtu kështu kanë qenë të padrejta”, shkruan Koha.net.
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar se gjatë shtatorit do të ketë një takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











