Kosova
Presidentja Osmani nga Parisi: Kosova duhet të përfshihet në politikat e transformimit të inteligjencës artificiale
Liderët globalë diskutojnë të ardhmen e inteligjencës artificiale
Kosova ka marrë pjesë në një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, ku liderë dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje dhe inovacione që do të transformojnë botën, përcjell albinfo.ch.
Në këtë samit për inteligjencën artificiale, Kosova u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.
“Kosova në hartën globale të diskutimeve për inteligjencën artificiale. Liderë nga mbarë bota dhe profesionistë të fushës u mblodhën në Paris për të diskutuar zgjidhje që do të transformojnë
botën, duke e vënë teknologjinë në shërbim të njerëzimit”, ka shkruar Osmani.
Presidentja theksoi rëndësinë e këtij diskutimi, duke deklaruar se teknologjia po udhëheq një revolucioni global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të përfshihet në këtë transformim të madh.
“Teknologjia po i prinë një revolucioni të paparë global dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të jetë pjesë e këtij transformimi”, u shpreh Osmani.
Ajo theksoi se është e rëndësishme që vendet si Kosova të kontribuojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron ky zhvillim për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














