Kosova
Presidentja Osmani nga Estonia: Nuk pranojmë lëvizje të kufijve
Në Estoni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e vendosur të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të ketë bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje, përcjell albinfo.ch.
Ajo është shprehur se Kosova ka qëllime të qarta në dialog dhe se assesi nuk do të pranojë lëvizje të kufijve të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Vlen të theksohet se këto deklarata presidentja i bëri në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid. Ajo më tutje deklaroi se kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën.
“Kosova është e vendosur të vazhdojë dialogun dhe ne kemi vazhduar të bashkëpunojmë me vendet fqinje, përfshirë Serbinë, e cila ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në rajon. Kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën, por ne kemi linja të kuqe se çfarë nuk do të vihet në diskutim”, ka thënë ajo.
Ndër të tjera, ajo deklaroi se Kosova ka disa linja të kuqe, se çka nuk do të vihet në diskutim në takimet e Brukselit.
“Ne nuk e diskutojmë assesi statusin tonë final. Kosova është vend i pavarur. Po ashtu, lëvizjen e kufijve nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Nuk do të pranojmë në Kosovë as modele si ajo e Republikës Serbe në Bosnjë, sepse ne duam ta mbrojmë Kosovën. Këto konsensione ne i kemi bërë me planin e Ahtisaarit. Një çështja e rëndësishme është edhe ajo e personave të zhdukur. Serbia duhet të tregojë se ku janë të zhdukurit”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se Osmani po qëndron për një vizitë dyditore në Estoni, ku do të pritet nga liderët shtetëror; të këtij vendi, përfshirë presidentin e Parlamentit, Jüri Ratas dhe kryeministren Kaja Kallas.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë















