Ajo falënderoi posaçërisht organizatorët e takimit, z. Ramadan Rrahmani dhe z. Nasuf Nuhiu, si dhe shprehu mirënjohje për gratë e pranishme, të cilat i cilësoi si shtylla të familjes dhe shoqërisë, dhe si kontribuuese në vijë të parë të luftës dhe ndërtimit të shtetit.
Kosova
Presidentja Osmani në Gjenevë: “Pa mërgatën, Kosova nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur”
Ngjarja u organizua në Qendrën kulturore në Vernier dhe u karakterizua nga emocione, simbolikë kombëtare dhe një fjalim i fuqishëm nga presidentja
E premte, 23 Maj 2025 - 18:20
Më 22 maj 2025, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Gjenevë, në kuadër të takimeve me bashkatdhetarët dhe përfaqësues institucionalë të Zvicrër. Pas pritjes së saj zyrtare në Bernë nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, vizita e Gjenevës mori karakterin e një tubimi popullor me pjesëmarrje masive nga mërgata shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Ngjarja u organizua në sallën e madhe të qendrës kulturore në Vernier dhe u karakterizua nga emocione, simbolikë kombëtare, valle tradicionale dhe një fjalim i fuqishëm nga presidentja, e cila vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të mërgatës për lirinë, shtetëformimin dhe zhvillimin e Kosovës.
“Pa mërgatën, Kosova nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur, as sovrane, as e zhvilluar, as demokratike”, theksoi znj. Osmani, duke vënë në pah rolin jetik të diasporës shqiptare në Zvicër, nga vitet ’60 e deri më sot.
“Shteti zviceran u bë streha dhe mburoja për vajzat dhe djemtë tanë, dhe tani përfaqësuesit tanë janë epitoma e suksesit: sportistët që na nderojnë në gjithë botën, mjekë, inxhinierë, politikanë, shkencëtarë…”, deklaroi Osmani, duke nënvizuar bashkëjetesën e frytshme të shqiptarëve me shoqërinë zvicerane.
Atmosfera në sallë ishte festive dhe krenare. Fëmijë të veshur me kostume tradicionale, valle popullore, flamuj kuq e zi dhe simbole të dy shteteve u bënë pjesë e mozaikut të një ngjarjeje që la mbresa të thella.
Vizita e presidentes Osmani në Zvicër u përshkua nga vlerësime të larta institucionale dhe emocione të sinqerta nga diaspora, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e pandashme mes shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë














