Kosova
Presidentja Osmani: Kurban Bajrami na fton të reflektojmë mbi vlerat njerëzore dhe të forcojmë mirëkuptimin
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë qytetarët, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste në kultivimin e vlerave njerëzore dhe lidhjeve ndërnjerëzore.
“Në këtë ditë të veçantë, uroj që në secilën shtëpi të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria. Qoftë kjo festë një burim frymëzimi për një të ardhme më të ndritur, me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë”, u shpreh Osmani.
Ajo shtoi se Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh.
Në mesazhin e saj, Presidentja theksoi po ashtu se kjo festë shpërfaq shpirtin e solidaritetit dhe na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.
“Ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, harmoni dhe begati në çdo familje”, përfundoi ajo mesazhin e saj.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













