Shkurt.ch
Presidentja Leuthard apelon për solidaritet dhe unitet
Në fjalimin tradicional të vitit të ri, Doris Leuthard ka apeluar për më tepër solidaritet dhe unitet në Zvicër
Presidentja e Federatës së Zvicrës, Doris Leuthard, e cila zyrtarisht pozitën më të lartë politike të vendit i është drejtuar kombit me fjalimin tradicional të Vitit të Ri. Me këtë rast ajo ka apeluar për më tepër solidaritet dhe unitet në Zvicër.
“Shoqëria jonë është aq e fuqishme për shkakun se ne jemi të mësuar me pajtimin e pretendimeve të ndryshme”, ka thënë presidentja. Kjo, sipas saj ka mundësuar që njerëzit të mësohen të dëgjojnë më shumë njëri tjetrin dhe të përpiqen që të merren vesh mes vete.
Dhe pikërisht kjo është një ndër detyrat e rëndësishme që ka politika, ka thënë ajo në fjalimin e transmetuar nga srf.
“Vendi ynë po e fillon vitin 2017 nga një terren i sigurt”, është shprehur me optimizëm Leuthard. Zvicra ofron jo vetëm kualitetin jetësor por ajo ka marrë tashmë edhe vendime që përcaktojnë drejtimin jetësor për gjenerata të tëra, përcjell albinfo.ch. Këtu bëjnë pjesë ndërtimi i Tunelit të Gothardit, Strategjia e Energjisë etj.
Por ajo ka thënë se rreth Zvicrës situata nuk është aq e sigurt dhe prandaj nuk dihet se çfarë mund të ndodhë.
Leuthard e ka marrë në fund të vitit 2016 postin e presidentes, të cilin do ta ushtrojë gjatë këtij viti. Ky është një post që merret në mënyrë rotative për çdo vit nga njëri prej 7 ministrave, sa e përbëjnë Qeverinë vendit (Këshillin Federal). Duke qenë më së gjati në postin e ministres, që nga viti 2006, Leuthard e merr për të dytën herë mandatin e presidentes.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










