Lajme
Presidentja e Bundestagut të Gjermanisë bën thirrje për ndalimin e prostitucionit
Gjermania është shndërruar në “bordellon e Evropës”, deklaroi Presidentja e Bundestagut, Julia Klöckner (CDU), duke kërkuar ndalimin e prostitucionit dhe të blerjes së seksit, sipas modelit të ndjekur nga Suedia dhe Norvegjia.
“S’mund të flasim për të drejtat e grave dhe në të njëjtën kohë të pretendojmë se prostitucioni është një profesion si çdo tjetër. Një gjë e tillë nuk është vetëm absurde, por edhe një formë nënvlerësimi për gratë,” u shpreh znj. Klöckner të martën në mbrëmje, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Heroinat’ të Fondacionit Alice Schwarzer.
Në këtë ceremoni u vlerësuan Sabine Konstable dhe Kathrin Sauer-Kelpin, aktiviste të organizatës Karo, e cila ofron mbështetje për gratë që duan të largohen nga prostitucioni dhe zhvillon fushata kundër trafikimit të qenieve njerëzore, shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe shitjes së detyruar të grave.
“Jam plotësisht e bindur se ka ardhur koha të ndalojmë përfundimisht prostitucionin dhe blerjen e shërbimeve seksuale në Gjermani,” theksoi Klöckner, duke shtuar se ligjet aktuale nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme për gratë e përfshira në këtë sektor.
“Skena e prostitucionit vazhdon të dominohet nga dhuna, nga pushteti i tepruar i burrave dhe nga mungesa e pëlqimit të vërtetë. Gjermania është kthyer në bordellon e Evropës,” shtoi ajo, duke apeluar për miratimin e një modeli të ngjashëm me atë të Suedisë dhe Norvegjisë. Në këto vende, blerja e shërbimeve seksuale është e ndaluar me ligj, ndërsa gratë që merren me prostitucion nuk ndëshkohen, por mbështeten për t’u larguar nga industria e seksit dhe për të filluar një jetë të re.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









