Lajme
Presidentit Thaçi deklaron pasuri në vlerë 600 mijë euro
Bazuar në pasurinë që ka deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsion të Kosovës, Thaçi ka një pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 600 mijë euro
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe pse konsiderohet politikani më i fuqishëm në Kosovë, ai doli të mos jetë më i pasur se sa rivalët dhe bashkëpartiakët e tij. Bazuar në pasurinë që ka deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsion të Kosovës, Thaçi ka një pasuri të paluajtshme në vlerë mbi 600 mijë euro.
Ai posedon një tokë për ndërtimin e shtëpisë në vlerë 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim, të cilën e ka shitur në vlerë 280 mijë euro, në posedim të përbashkët ka një tokë bujqësore shtatë hektarë në vlerë 180 mijë euro dhe po ashtu një shtëpi të përbashkët në vlerë 80 mijë euro.
Ai në pasuri të luajtshme ka deklaruar një veturë të bashkëshortes në vlerë 9 mijë euro, ndërsa para të gatshme në llogari bankare ka 1250 euro të tijat dhe 5010 euro të bashkëshortes. Thaçi ka edhe detyrime financiare, kredi, të cilën e ka marrë për ndërtimin e shtëpisë. Nga 100 mijë eurot e marra për ndërtimin e shtëpisë, atij i kanë mbetur edhe 31,052 euro për t’i kthyer.
Viti i kaluar ka dalë të jetë i suksesshëm për presidentin, pasi që, gjatë disa viteve të kaluara ai kishte deklaruar 100 mijë euro kredi, e kësaj here duket se ai kredinë e pashlyer për 70 për qind.
Presidenti Thaçi thotë se ka të hyra vjetore ka 34,478 euro, të cilat i merr si pagë si president, kurse bashkëshortja e tij merr pagë vjetore 18,000 euro për punën në një universitet privat.
Ndërsa bashkëpartiaku i Thaçit, Adem Grabovci kësaj here nuk e ka deklaruar pasurinë e paluajtshme. Në formularin e deklarimit të pasurisë, ka deklaruar dy banesa, një 80 metra dhe një 117 metra katrorë, pesë sipërfaqe të ndryshme të tokës, një parcelë prej 10 ari, një tokë tjetër prej 3 hektarë, një tjetër prej 1 hektarësh, si dhe një tjetër prej 50 ari, dhe një tjetër 5 ari. Para të gatshme ka deklaruar mbi 10 mijë euro.
Ndërsa kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 503 mijë euro. Ai ka deklaruar një banesë, një shtëpi dhe 2.43 sipërfaqe hektar tokë. Ndërsa para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, shifra arrin vlerën në mbi 52 mijë euro.
Në të hyrat vjetore, Mustafa i merr 16,173 euro pagë nga Qeveria e Kosovës, 15,439 mijë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, pagë nga Fakulteti Ekonomikë 3,736 euro, nga honoraret 3,736 dhe meditja nga puna në qeveri shifra arrin vlerën në 7,189 euro. Posedimi i aksioneve të kryeministrit në shoqëri komerciale arrin vlerën në 80 mijë euro.
Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti sipas deklarimin e pasurisë për vitin 2016 del që ai vetëm merr pagë nga Kuvendi I Kosovës dhe se bashkëshortja e tij në bankë ka rreth 85 mijë euro. Të hyrat vjetore të deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nga paga e deputetit të Kuvendit të Kosovës janë 18,824.65.
Sipas këtij deklarimi, bashkëshortja e ish-kreut të Vetëvendosjes ka të kursyera në DNB Bank Oslo -në Norvegji 85,000.00.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kohë pas kohe përfolët për pasurinë e tij dhe shtëpinë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Haradinaj, përveç shtëpisë së shumëpërfolur, ka në pronësi tokë me sipërfaqe 200 hektarë që kapë vlerën e 75 mijë eurove dhe është blerë nga privatizimi, ka një shtëpi banimi me 210 metra katrorë me vlerë 140 mijë euro. Kurse, pasuri në bashkëpronësi ka shtëpinë familjare-kullën në vendlindje, Gllogjan, me vlerë 270 mijë euro dhe një tokë në vlerë 27,300 euro.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










