Kosova
Presidenti i Zvicrës në qershor viziton Kosovën
Sipas Thaçit, nga Seuli të Koresë Jugore për në Munih të Gjermanisë ka fluturuar bashkë me presidentin e Zvicrës dhe kryeministrin e Holandës Mark Rutte
Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset në qershor do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Kosovë. Kështu ka deklaruar presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili ka shfaqur edhe një fotografi me presidentin helvetik. Sipas Thaçit, nga Seuli të Koresë Jugore për në Munih të Gjermanisë ka fluturuar bashkë me presidentin e Zvicrës dhe kryeministrin e Holandës Mark Rutte.
“Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte. Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës”, ka shkruar Hashim Thaçi në facebook.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









