Jeta në Zvicër
Presidenti zviceran i trishtuar për djegien e katedrales në Paris
Presidenti zviceran Ueli Maurer ka shprehur keqardhje në emër të qeverisë zvicerane për zjarrin shkatërrues që përfshiu katedralen Notre-Dame në Paris të hënën në mbrëmje.
Në një mesazh të postuar në llogarinë e Twitter të zëdhënësit të Këshillit Federal, presidenti Maurer shprehu pikëllimin dhe keqardhjen për atë se çfarë ndodhi, përcjell albinfo.ch.
Maurer është një nga shumë krerë shteti që reaguan me tronditje dhe pikëllim për zjarrin që shpërtheu pak para orës 19:00 të së hënës në katedralen e shekullit 12.
Autoritetet bën të ditur të martën në mëngjes se zjarri ishte “nën kontroll” pas disa orësh, kurse u angazhuan rreth 400 zjarrfikës për të shuar zjarrin.
Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë monumentin. Hetimet kanë filluar se si ndodhi deri te zjarri. Një zjarrfikës është lënduar.
Le #PrésidentCH #BRUeliMaurer à propos de l’incendie de #NotreDame de #Paris pic.twitter.com/Vhv09Du4L6
— André Simonazzi (@BR_Sprecher) April 15, 2019
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











